LAJMI I FUNDIT:

Suedia regjistron numrin më të madh të viktimave të coronavirusit në tri javët e fundit

Suedia regjistron numrin më të madh të viktimave të coronavirusit në tri javët e fundit

Suedia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjes në tre javë, me 147 viktima tjera.

E gjitha kjo po ndodh kur autoritetet suedeze planifikojnë të punësojnë 10 mijë punonjës shëndetësorë shtesë, për t’u kujdesur për të moshuarit që janë më të ekspozuar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.


Numri i viktimave të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është rritur me shifra të frikshme. Ndërkaq më 10 maj në këtë vend ishin regjistruar vetëm 5 vdekje dhe 348 raste të reja, por këto shifra nuk zgjatën shumë dhe përqindja e vdekjeve dhe infektuarve u rrit shpejtë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Suedisë, sot janë regjistruar 147 të vdekur nga coronavirusi, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend të shkojë në 3.460.

Sa i përket rasteve të reja të infeksionit me coronavirus – janë konfirmuar 637 raste, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 27.909. /Telegrafi/