Nga: Diane Bernard / BBC
Përkthimi (i pjesshëm) nga: Telegrafi.com
Gjatë Cinco de Mayo-s [festës meksikane të 5 Majit] të vitit 1980, këngëtari dhe kompozitori latino-amerikan Richard Bean, iu bashkua Jorge Santanas në skenë – vëllait më të vogël të Carlos Santanas – në një koncert të hapur në Los Anxhelos. Vite më parë Bean kishte kompozuar këngën e quajtur “Suavecito”, por nuk dinte se sa ikonike ishte derisa të dy ata nuk nisin ta këndojnë. Teksa ritmi i ngadaltë rridhte nga altoparlantët, turma prej 20 mijë vetëve – në Parkun Linkoln të qytetit – shpërthen në ulërimë.
“Kur i këndoja turmës, katër djem të mëdhenj çikano [meksikano-amerikanë] mësynë prapa grupit në
skenë, duke shpalosur flamurin gjigant meksikan me ngjyrat gjelbër, bardhë dhe kuq”, thotë Bean për BBC Culture. Flamuri ishte aq i madh saqë u deshën të katër burrat për ta mbajtur, shpjegon ai. “Hiqni nga skena”, nisën të bërtisnin organizatorët, sipas Beanit. “Largojini ata”. Por, që të katër ata qëndruan krenarë. “Jo”, thanë, “jo derisa nuk përfundon ‘Suavecito’”. Kur shikoi prapa flamurin e madh dhe audiencën tërësisht latine, Bean nisi të qajë. Në atë moment, tha ai, e kuptoi se “Suavecito” – e quajtur në mënyrë joformale nga disa si “Himni Kombëtar i Çikanove” – mbijetoi duke u bërë simbol i vërtetë i meksikano-amerikanëve dhe latinëve të Amerikës.
Ky vit shënon 50 vjetorin e publikimit të këngës “Suavecito”, nga grupi Malo, që u bë hit në kohën kur latinët kishin përqindje të vogël në popullsinë amerikane. E interpretuar për gjysmë shekulli në dasma, funerale, kinseanjeras [ditëlindjen e 15-të vajzave] … “Suavecito” bëri histori si një prej klasikëve më të qëndrueshëm të epokës së rokut çikano, duke simbolizuar krenarinë dhe përparimin latin në kohën kur meksiko-amerikanët dhe njerëzit tjerë latinë luftonin për të drejtat e barabarta në ShBA.
Megjithatë, përkundër suksesit të madh të këngës së dashurisë, jo shumë njerëz e njohin Beanin i cili e shkroi këngën dhe këndoi vokalin kryesor, ndërsa kurrë nuk arriti të ketë rëndësi kombëtare – duke humbur edhe shansin për t’u bërë yll. Bean e shkroi këngën kur ishte në orën e algjebrës të Shkollës së Mesme të distriktit Mishën në San Francisko. I ndikuar nga aktet R&B [ritëm dhe bluzi] të viteve 1960, si Smokey Robinson, Sam and Dave, dhe Sam Cooke, përpiqej të bënte një klasik të soulit. “Ajo muzikë kishte ndikim të madh në jetën time”, thotë ai. Ishte fundi i viteve 1960 dhe mendoi se ishte i dashuruar. “Në fakt, e bëra rrëmujë algjebrën, sepse shkruaja poezi”, thotë Bean duke qeshur.
Gjërat nuk shkuan si duhet me vajzën, por adhurimi i tij krijoi këngën hit për grupin Malo, duke arritur numrin 18 në listat e Billboard-it në vitin 1972. Santana kishte hapur dyert e për muzikantët kryesorë çikano, duke u shfaqur në Woodstock dhe duke pasur hite të mëdha – si “Oye Como Va” dhe “Everybody’s Everything”, të cilat arritën në vendet 13 dhe 12, respektivisht në vitet 1970 dhe 1971. Me “Suavecito”, Malo bëri me dije se roku çikano ishte këtu për të mos u shuar.
Gjatë 20 viteve të fundit, aktet kryesore latine. si Bad Bunny, Pitbull dhe para tyre Gloria Estefan dhe Los Lobos, kanë mbushur arenat dhe kanë shitur sasi të mëdha disqesh. Por, në vitin 1972, Santana ishte i vetmi grup latin në top-listat amerikane, pavarësisht nga popullsia e madhe – në mbarë botën – e njerëzve që flisnin spanjisht. “Dukej thuajse industria mund të përballonte vetëm një akt latin në atë kohë”, thotë për BBC Culture, muzikanti nga Los Anxhelosi, Ruben Amaro.
Malo përfshinte Beanin i cili shkroi, këndoi dhe luajti në timbale, si dhe këngëtarin Arcelio Garcia që vdiq në vitin 2020, disa muaj pasi vdiq Jorge Santanas – që grupit iu bashkua në vitin 1971. Grupi gjithashtu përfshinte Abel Zaraten në kitarë, Pablo Tellezin në bas, trumpetistin e xhazit Luis Gasca dhe trombonistin Roy Murray [që vdiq në tetor 2022]. Malo ishte si zgjatim i grupit të fundit të viteve 1960 të distriktit Mishën të San Franciskos, The Malibus, ku bënin pjesë edhe Bean, Garcia dhe Santana. Të fokusuar më shumë në R&B dhe në soul, Bean luajti në saksofon dhe ishte vokal kryesor për The Malibus – tok me Garcian – ndërsa Santana i shkriu rifat në kitarë.
“Është këngë e shijshme”, ka thënë për BBC Culture, mbreti i rokut latin, Carlos Santana.
Carlos Santana, i cili e interpretoi në turne këtë këngë, bashkë me vëllain e vet, e vlerëson pasionin dhe historinë romantike të këngës. “Është moment i caktuar midis një të dashuruari dhe asaj që dashuronte, disi si Toni dhe Maria në filmin ‘West Side Story’, por nuk është irlandeze”, thotë Santana. “Është nga distrikti meksikan Mishën në San Francisko”.
Është gjithashtu reflektim i Lëvizjes Çikano, i sindikatës së fermerëve të Kalifornisë, thotë Louis Perez, këngëtar dhe kompozitor i grupit të njohur të rokut latin, Los Lobos, që u formua në Los Anxhelos një vit pas lansimit të këngës “Suavecito”.
“Kryqëzata e çikanove, nga viti 1965 deri më 1975, luftoi për të krijuar sindikatën e punëtorëve të fermave, për të pasur paga më të larta, por edhe një ndjesi dinjiteti”, thotë Mario Garcia, profesor i Studimeve Çikano në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara. Lufta e fermerëve “pati ndikim shumë domethënës, veçanërisht te brezi i ri në qytete”, shton ai.
Në vitin 1968, studentët çikano të Los Anxhelosit lindor, ndoqën shembullin e punëtorëve të fermave dhe udhëhoqën bojkotin e shkollave publike, në mbarë qytetin, për të luftuar keqkuptimin e mësuesve se fëmijët meksiko-amerikanë ishin fizikisht dhe mendërisht inferiorë ndaj fëmijëve të bardhë. Në vitin 1970, Lëvizja Çikano udhëhoqi madje protestën më të madhe të çdo pakice në Amerikë – përfshirë këtu të njerëzve me ngjyrë – kundër Luftës së Vietnamit. Rreth 25 mijë latinë u mblodhën në Los Anxhelosin lindor, për të protestuar kundër luftës. Këto veprime nxitën ringjalljen e përfaqësimit latin në art, në muzikë dhe në letërsi, dhe “Suavecito” ishte simboli përfundimtar i kësaj rritjeje. “Krenoheshim me gjithçka që ishte meksikane”, thotë Perez.
Në vitin 1970, grupet e Bregut Perëndimor, si Malo, Tierra dhe Azteca, për frymëzim u kthyen në trashëgiminë meksikane dhe nisën të përfshijnë instrumentet dhe stilin latino-amerikan. Pasi “Suavecito” u bë klasik i vërtetë, Malo bëri turne në gjithë vendin.
“Në aspektin muzikor grupi ishte më i sofistikuar se disa nga grupet tjera latine të asaj kohe”, thotë Felix Contreras. “Ndërveprimi midis rokut dhe muzikës afro-karaibeane ishte më organik”.
Suksesi i këngës ndihmoi në rrjedhën e krenarisë çikano. Por, Richard Bean, i cili e shkroi këngën dhe e incizoi atë si vokalist kryesor, nuk ishte në qendër të vëmendjes. Një ditë pas incizimit të “Suavecito”-s, menaxheri e përjashton nga grupi. “Isha i shokuar, tërësisht i tronditur”, thotë kitaristi i Malo-s, Abel Zarate. “Sepse, pasi incizuam këngën, thashë se ‘kjo vërtetë është e mirë’. Dhe, të nesërmen u largua”. Bean mendon se e larguan meqë interpretimi në perkusione nuk ishte i nivelit të lartë. “Ata e njihnin një perkusionist më të mirë e unë me të vërtetë doja të bëhesha vetëm këngëtar”, thotë ai. “Përjashtimi nga grupi më lëndoi … Ishte gjë e rënd, por nuk më theu”.
Profesori Alan Hernandez thotë se kostot e një grupi të madh dhe të një ekipi udhëtues e bënë pothuajse të pamundur mbijetesën e grupit Malo, ndërsa ndryshimi i vazhdueshëm i muzikantëve aspak nuk ndihmoi. Përveç kësaj, industria e muzikës rok nuk ishte e gatshme të promovonte shumë grupe latine, pos Santanas. “Mendoj se nëse Bean do të kishte qëndruar në grup, do të kishin pasur më shumë sukses”, thotë Hernandez. “Ishte krijues i hiteve”. Bean e formoi grupin Sapo me vëllain e vet, i cili fitoi popullaritet në Bregun Perëndimor. Kur Jorge Santana u largua nga Malo, Bean punoi në albumin solo të tij të vitit 1978 dhe bëri turne me të në vitet 1978-1980. Më pas Beani vazhdoi me Sapo-n.
Në vitin 1990, egot u lanë mënjanë dhe Garcia iu drejtua Beanit duke ia kërkuar ribashkimin me Malo-n. “Ishte gjest i bukur”, thotë Bean. U pajtua dhe interpretoi me Malo-n dhe me Sapo-n për 30 vjetët e fundit. Bean ende e këndon “Suavecito”-n në shumicën e koncerteve, me të të dy grupet. Kurrë nuk ka treguar emrin e vajzës për të cilën është shkruar kënga. “Do ta bart me vete në varr”, thotë ai.
“Ajo që ishte vërtet interesante për ‘Suavecito’-n ishte se nuk ishte këngë proteste”, thotë Perez. “Ishte më shumë për krenarinë çikano. Ishte përqafim i madh dhe i ngrohtë meksikan për të gjithë të rinjtë … tingëllonte si këngë që ka qenë përgjithmonë këtu”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Lufta tjetër e anglezëve: Me humor kundër Hitlerit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?