LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e hedh veturën mbi çati

Stuhia e hedh veturën mbi çati

Një vozitës kinez është shokuar kur vetura të cilën e voziste kishte fluturuar mbi çatinë e një shtëpie gjatë një stuhie të fuqishme.

Shoferi nga qyteti Yanbian i provincës kineze Jilin, ka thënë se ai sapo kishte bërë një kthesë kur papritmas kishte ndjere veturën e tij duke fluturuar në ajër.

“Para se të kuptoja se çka po ndodhte vetura ime kishte ‘ateruar’ në çati”, ka thënë ai për China News Network.

Policia ia ka lënë fajin për aksidentin lartësisë së tokës dhe erës së fuqishme.
“Rruga është pak më e lartë se çatia e shtëpisë”, ka thënë një zëdhënës i policisë.


Meteorologët lokalë kanë thënë se qyteti kishte vuajtur nga një stuhi e pazakonshme dhe shumë e fuqishme, me shkulm ere e cila kishte arritur shpejtësinë deri në 31.5 metër në sekondë.

Shumë shoferë kanë pohuar se xhamat e përparmë të tyre ishin thyer, jo nga objektet që fluturonin, por nga era e fuqishme. Një mekanik kishte thënë se ai ka ndërruar 30 xhama të ri për një ditë të vetme.