LAJMI I FUNDIT:

Studimet rreth sulmeve në zemër

Studimet rreth sulmeve në zemër

Disa variacione të gjeneve lidhen me rrezikun më të madh të çrregullimeve koronare të zemrës dhe sulmeve në zemër.

Shanset për tu zhvilluar çrregullimet koronare të zemrës ose të pasurit e sulmeve në zemër mund të gjenden pjesërisht edhe në gjene. Dy studime të reja kanë treguar se disa variante të gjeneve në kromozome të caktuara mund të shkaktojnë sëmundjet koronare dhe sulmet në zemër, që janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve (në SHBA nr.1).
Këto studime vijnë nga dy ekipe të ndara hulumtuesish dhe u botuan në Science Express.

Studimet u koncentruan në variantet e gjeneve të lidhura me zemrën, që gjenden në kromozomin 9p21. Shkencëtarët nuk e dinë saktë se çfarë shkaktojnë variacionet e gjenit, por këto të arritura këshillojnë që efektet nuk janë të mira për zemrën.


Studimi i sëmundjeve koronare të zemrës

Studimet e para vijnë nga hulumtuesit e Universitetit të Teksasit. Ata kanë analizuar ADN nga më shumë se 23 mijë njerëz në Kanada, SHBA dhe Danimarkë. Variacioni më i shpeshtë në kromozomin 9p21 ishte i shoqëruar me sëmundjet koronare të zemrës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin një kopje nga ky variant gjeni. Një pjesë prej 20% deri në 25 % kishin dy kopje të këtij varianti të gjenit. Njerëzit me dy kopje të variantit të gjenit ishin rreth 30% deri në 40 % më të prirë të vuanin nga sëmundjet koronare të zemrës se sa njerëzit pa ndonjë kopje të variantit të gjenit. Njerëzit me vetëm një kopje të tij ishin rreth 15 % deri në 20% më të prirë të vuanin nga sëmundjet koronare të zemrës se sa njerëzit pa kopje të variantit të gjenit, thonë këto studime.

Gjenetika e sëmundjeve të zemrës mund të dallojnë në mesin e grupeve etnike, theksojnë hulumtuesit.

Studimet rreth sulmeve në zemër

Hulumtimet tjera vijnë nga shkencëtarët Islandez të gjenetikës. Ata kanë studiuar mbi 17 mijë njerëz, përfshirë rreth 4.600 pacientë me sulme në zemër. Gjatë ekzaminimit të ADN së pacientëve, hulumtuesit kanë gjetur një variant të gjenit në kromozomin 9p21 i cili ishte më i shpeshtë në pacientët me sulme në zemër.

Rreth 21% e pjesëmarrësve kishin dy kopje të këtij varianti. Ata ishin 64% më të prirë të ishin pacientë me sulme në zemër, krahasuar me njerëzit pa kopje të këtij varianti. Njerëzit me dy kopje ishin po ashtu dy herë më të prirë të kishin kishim sulme të parakohshëm në zemër, që definohet si sulm para moshës 50 vjeçare për burrat dhe 60 vjeçare për gratë.

Hulumtuesit nuk kanë preferuar testime të gjeneve dhe ata nuk i fajësojnë variantet e gjeneve për të gjitha sëmundjet koronare ose sulmet në zemër. Studimet nuk përfshijnë informata rreth ushqimit të pjesëmarrësve, ushtrimeve, kujdesit mjekësor ose situata të tjera të lidhura me zemrën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori