Një numër i studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë organizuar sot një aksion simbolik para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ata me këtë rast kanë vendosur dy pankarta para këtyre institucioneve, njëra me mbishkrim për kryeministrin Albi Kurtin e tjetra për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Duke përçuar mesazhin e këtij aksioni simbolik, studentja Diellza Gashi tha se janë mbledhur me qëllim që t’ia kujtojnë Kurtit dhe Osmanit shkeljet që po i bëjnë qysh në ditën e parë të marrjes së mandateve.
“Kryeministri aktual, Albin Kurti, me dekada i mohoi institucionet dhe simbolet e Republikës së Kosovës, i përbuzi, përdhosi me ujëra të zeza dhe i dogji me molotov, por ai dje qëndroi gatitu para flamurit të Republikë së Kosovës, që dikur e quante flamur lara-lara. Përdhosjen e simboleve shtetërore ai e kishte shndërruar në trashëgimi politike. Po ashtu, me sjelljen e tij politike, me gaz lotsjellës në Kuvend me përdorimin e dhunës në rrugë, me ngritjen e tendave dhe grevave në shesh, ai ka ushqyer gjithmonë iluzionin se Kosova nuk bëhet, se Kosova është shtet i dështuar, duke kërkuar një republikë të tretë”, u shpreh Gashi.
Sipas saj, këto veprime kryeministri Kurti i ka bërë me qëllim për ta përmbysur Republikën e Kosovës, por që studentët shpresojnë që këto veprime ai do t’i lë në të kaluarën e tij.
“Këto ishin përpjekjet e tij për ta përmbysur Republikën tonë, por që tani besojmë se i takojnë të kaluarës së tij, prandaj si studentë i gëzohemi ndryshimit të Kurtit, dhe gëzohemi që ai ka shkelur pothuajse të gjitha parimet e tij, si dhe i dëshirojmë suksese në rolin dhe detyrën e re”, tha Gashi.
Majlinda Selmanaj, studente në Fakultetin e Infermierisë, tha se kryeparlamentarja Osmani në ditën e parë të punës e shkeli ligjin dhe Kushtetutën duke hequr nga zyra e saj fotografinë zyrtare të presidentit të Republikës.
“Ligji për Protokollin e Shtetit i obligon të gjitha institucionet që ta vendosin fotografinë e presidentit të Republikës së Kosovës, kryeparlamentarja Osmani në ditën e parë të punës e shkeli ligjin, e shkeli Kushtetutën duke hequr nga zyra e saj fotografinë zyrtare të presidentit të Republikës…Si e dyta në hierarkinë shtetërore, Vjosa Osmani menjëherë tregoi që nuk e respekton as hierarkinë, as përfaqësimin dhe as ceremonialet zyrtare e protokollare të Republikës së Kosovës. Por edhe krye parlamentarja edhe çdo titullar tjetër në institucionet e Kosovës duhet ta ketë të qartë se pozitat dhe ata janë të përkohshëm, kurse institucionet dhe Republika e Kosovës të përhershme”, deklaroi Gashi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?