LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë bojkotojnë kryetarin Ivanov (Foto)

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë bojkotojnë kryetarin Ivanov (Foto)

‘Profesor, nuk dot ju flalim!’ ‘Profesor, e keni dhunuar profesionin!’ ‘Ku është shteti i drejtësisë?’, këto mesazhe janë ngjitur në mëngjes në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni nga radio MOF.

Studentët thanë se planifikojnë edhe bojkot të ligjëratave të fakultetit. Kjo, shtojnë ata, bëhet në shenjë proteste ndaj arrestimit të mbrëmshëm të studentëve, por edhe për shkak të vendimit të profesorit të këtij fakulteti, dhe tani president i shtetit, Gjorge Ivanov, për amnistimin e disa politikanëve për të cilët ka padi penale dhe të njëjtive u është ngritur procedurë.

Ngjitja e plaketave filloi nga dje, informojnë studentët. /Telegrafi/


Studentet bojkotojne Ivanov