LAJMI I FUNDIT:

Strumicë, rrahje masive mes lojtarëve të Lirisë dhe Strumicës

Strumicë, rrahje masive mes lojtarëve të Lirisë dhe Strumicës

Një përfundim jo të mirë ka pasur dueli i ligës së parë mes Strumicës dhe Lirisë, pasi tre minuta e gjysmë para përfundimit të ndeshjes ndodhi një rrahje masive në parket. Siç njofton portali Jugoinfo, basketbollisti i Lirisë, Trajkovski i pari e ka sulmuar Stojanovin e Strumicës, ndërsa më pas ky i fundit e ka goditur Trajkovskin e Lirisë, dhe nga referët u ndëshkua me gabim teknik.

Pasi Stojanovi ndëshkohet me gabim teknik, Trajkovski ka sulmuar basketbollistin vendas, së pari me kokë, pastaj edhe me grushte. Dhe, menjëherë pas kësaj në parket kanë hyrë të gjithë lojtarët e të dyja taboreve, kurse referët me ndihmën e të dyja pankinave mezi i kanë ndarë lojtarët e hidhëruar.

Pas qetësimit të situatës, nga loja u përjashtuan edhe lojtarët Zoran Stojanov dhe Toni Grëncarov (Strumica), i cili dëshironte të zihet me Trajkovskin. U përjashtuan edhe një numër i konsiderueshëm i lojtarëve, dhe për këtë arsye tre minutat e gjysmë që kishin mbetur në parket ishin vetëm tre basketbollistë vendas dhe katër mysafirë. Liria e fitoi duelin me rezultat 83-67. /Lajm/Telegrafi/