LAJMI I FUNDIT:

Strehimi i hebrenjve, nderohet në Izrael familja nga Librazhdi

Strehimi i hebrenjve, nderohet në Izrael familja nga Librazhdi

Ishte viti 1942 kur një fshat i vogël i Librazhdit, i pozicionuar thellë rrëzë malit do të shkruante historinë e besnikërisë, trimërisë dhe mikpritjes se shqiptarëve.

26 hebrenj, të cilët në atë kohë ndiqeshin nga gjermanët, do të strehoheshin për rreth 2 vite e gjysmë në Qarrishtë, në familjen e Mefail Biçakut.

Sot emri i familjes Biçaku gjendet i gdhendur në murin Përkujtimor të Shpëtuesve ndërsa së fundmi kryeministri i Izraelit nderoi me medalje familjen nga Librazhdi.


Por përveç bujarisë dhe mikpritjes së të zotit të shtëpisë, ishte besnikëria e gjithë fshatit që bëri që askush të mos mësonte se këtu strehoheshin të huaj.

Tashmë kanë kaluar shumë vite fëmijët dhe nipërit e Mefail Biçakut kanë rivendosur kontaktet me izraelitët, me iniciativë të këtyre të fundit, ndërsa tregojnë me krenari historinë e dëgjuar nga të parët.

Fshati Qarrishtë do të mbahet mend si fshati i heronjve dhe i mbajtjes se fjalës dhe me të drejtë është quajtur TOKA E BESËS.

Emri i familjes Biçaku dhe i Shqipërisë nderohet në Izrael dhe SHBA sa herë kujtohen viktimat dhe të mbijetuarit e nazizmit. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk mbeti i vrarë asnjë hebre./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori