LAJMI I FUNDIT:

Strasburgu, Maqedonia paguan gjysmë milion euro dëmshpërblime

Strasburgu, Maqedonia paguan gjysmë milion euro dëmshpërblime

Shteti ka paguar gati gjysmë milion euro në 3 vitet e fundit, si pasojë e vendimeve të marra nga Gjykata e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut. Vetëm në vitin 2019, vendi është paditur në këtë gjykatë në mbi 100 raste kurse ka paguar mbi 250 mijë euro pasi Strasburgu kishte vërejtur se janë shkelur procedurat për gjykim të drejtë në gjykatat e Maqedonisë. Sipas informacioneve të “Alsat”, në vitin 2013, shteti ka paguar mbi 350 mijë euro mbi këtë bazë. Pyetëm në Qeveri nëse, përmes Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik, do të kërkojnë llogari nga gjykatësit dhe prokurorët për akuzat dhe mangësitë në vendimet e tyre ku Strasburgu gjen elemente të procedurave të padrejta, dhe pastaj qytetarët patjetër duhet të paguajnë për këtë. Nga Qeveria nuk ka përgjigje në pyetjet e mëposhtme:

Pyetje për Qeverinë:

A do të jenë këto vendime shkas fillestar për disa nga gjyqtarët që kanë marrë vendime kurse vendimet u kanë rënë më vonë në Strasburg, të mbajnë përgjegjësi për lëshimet procedurale ose që të jenë pjesë e “pastrimit” të shumëpritur në gjyqësor?


A mund të jenë këto gjykime të humbura të shtetit para Gjykatës së të drejtave të njeriut baza për shkarkime në sistemin e drejtësisë në vend?

Rasti i fundit i publikuar ku shteti humbi rast në Strasburg për shkak të procedurave të padrejta gjyqësore, është gjykimi mbi financimin e paligjshëm të fushatës politike të Lube Boshkoskit, “Të Bashkuar për Maqedoninë”. Për këtë, Boshkovsit duhet t’i paguhet 5,700 euro nga buxheti i shtetit.

Ministri i ri i drejtësisë, Bojan Mariçiç, pasi e mori postin e ri, njoftoi “pastrime” në gjyqësor. Ai e paralajmëroi procesin dhe modelin për këtë operacion në 100 ditët e para të udhëheqjes së tij. Pasurinë e gjykatësve duhet ta kontrollojë Agjencia kundër korrupsionit . Pastaj Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik me përzgjedhje rasti duhet të bëjnë revidim, por gjithashtu të kontrollojnë gjithsej 5 % të rasteve. Përpara zgjedhjeve të 15 korrikut, LSDM njoftoi se do të shkarkojë gjykatësit, lëndët e të cilëve janë vjetruar. Por, idenë e pushtetit për veting në gjyqësor e ndaloi BE, e cila thotë se proces i këtillë nuk është i mundur./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori