Qeveria hungareze po përpiqet që me masa ligjore t’ua mbyllë gojën organizatave joqeveritare. Shpjegimet janë të kontestueshme.
Armiku më i dashur i Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban quhet George Soros. Sipas Orbanit, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje, synon të shkatërrrojë kulturën kristiane-evropiane dhe kombet-evropiane. Orban pohon se Soros për këtë qëllim po përpiqet të stiumulojë invazionin e miliona myslimanëve në kontinent. ‘Plani Soros’ e quan kryeministri hungarez këtë gjoja synim të Sorosit.
‘Plani Soros’ paraqet një propagandë gënjeshtrash, me citate të trilluara nga Sorosi dhe një realitet të shtrembëruar. Por kjo nuk e pengon Orbanin dhe partinë qeveritare ‘Fides’ që me muaj të tërë të zhvillojë një fushatë kundër Sorosit dhe gjoja planit të tij. Qeveri hungareze shkon tani edhe një hap më larg. Ajo do të miratojë paketën ligjore ‘Stop Soros’, siç tha ministri i Brendshëm Sándor Pintér.
Pakoja e qeverisë hungareze synon pengimin e punës së organizatave joqeveritare – instancën e fundit për kontrollin e pushtetit në Hungari.
Pakoja ka tri qëllime.
– Të gjitha OJQ, të cilat në çfarëdo forme kanë të bëjnë me ‘migrimin ilegal’, duhet të regjistrohen në gjykata dhe të paraqesin raportin e detajuar për aktivitetetet.
– OJQ-të të cilat kanë të bëjnë me ‘migrimin ilegal’ dhe më shumë se gjysmën e mjeteve i marrin nga bota e jashtme, duhet të paguajnë një taksë shtresë prej 25 për qind.
– Shtetasve hungarezë të cilët dyshohen për mbështetjen e ‘migrimit ilegal’, mund t’u ndalohet futja në një zonë prej tetë kilometrash në afërsi të kufirit Shengen; shtetasve të huaj që dyshohen për këtë vepër mund t’u ndalohet futja në Hungari.
Nëse Parlamenti i Hungarisë i miraton këto masa, Hungaria edhe më shumë do të largohet nga vlerat juridike në Bashkimin Evropian dhe afrohet me masat represive të Rusisë, mendojnë kritikët.
“Dyshoj se këto masa janë në harmoni me vlerat kushteteuse të vendeve të BE. Në një shtet juridik, organizata civile kanë të drejtë të punojnë të lira. Ndërsa masat e këtilla nuk lejojnë këtë punë”, thotë politologu Attila Tibor Nagy, në bisedë me Deutsche Welle.
Përfaqësuesit e organizatave civile në Hungari dyshojnë se paketi më i ri i ligjeve mund të miratohet në këtë formë.
“Qeveria po përpiqet sërish që të ndalojë zërat kritikë”, thotë Máté Szabó, drejtor i Shoqatës për të Drejta dhe Liri (TASZ), një prej organizatave më të rëndësishme joqeveritare në Hungari.
Pakoja ‘Stop Soros’ e ka arritur efektin publik, sepse në Hungari mbahen zgjedhjet parlamentare me 8 prill. Kritikët thonë se zgjedhjet në Hungari janë të lira, por kushtet nuk janë fer për të gjithë. Megjithatë edhe në këto kushte Orban nuk është i sigurt se partia e tij do të fitojë dy e tretat e votave. Ndaj ky paket shënon polarizimin maksimal në fushatën elektorale.
Pakoja ligjore vjen në një moment shumë të pavolitshëm për qeverinë, sepse një sekretar shteti pa dashur ka bërë të ditur se qeveria ka pranuar në mënyrë ‘sekrete’ rreth 1,300 refugjatë – më shumë se kuota e refuzuar prej qeverisë hungareze prej 1,294 refugjatësh. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës