Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me të cilin kanë biseduar për çështjet aktuale politike, përparimin e Maqedonisë si dhe samitin e radhës të NATO-s në korrik.
Pas takimit Zaev dhe Stoltenberg kanë mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën Stoltenberg konfirmoi se në samitin e korrikut Maqedonia do të ftohet zyrtarisht për anëtarësim në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Patëm një takim të shkëlqyeshëm, ku diskutuam për disa çështje. Përshëndes marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Tani është mundësia për të ardhme më të mirë, marrëveshja me Greqinë është shembull për rajonin se si të zgjidhin kontestet. Në samitin tonë për dy javë ne do të ju ftojmë juve që të fillojmë negociatat për anëtarësim. Dyert e NATO-s janë të hapura dhe tani ju jeni aty duke pritur. Në samitin e radhës do t’ju ftojnë në NATO, prandaj ju them “Mirë se erdhët në NATO”, tha mes tjerash Stoltenberg.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e tij ka arritur atë që nuk e ka bërë askush deri tani. Zaev falënderoi Stoltenbergun, duke shtuar se Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s.
“Jemi këtu mes miqve tanë, me të cilët për 10 ditë presim të nënshkruajmë kapitull të ri. Presim që të marrim pjesë në ceremoninë ku flamuri i Maqedonisë do të zë vend në NATO. Maqedonia aktivisht ka marrë pjesë në misionet e NATO-s, në këtë drejtim kemi përgatitur strategjinë tonë për luftë kundër korrupsionit dhe terrorizmit. Me pjesëmarrje në këto misione është rritur kapaciteti i ushtrisë. Me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, vendi jonë ka marrë atë që ka merituar. Ndërsa me Bullgarinë vendosëm marrëdhënie, që na kishin munguar një kohë të gjatë”, tha mes tjerash Zaev.
Konferencën e plotë të Zoran Zaevit dhe Jens Stoltenberg mund ta ndiqin në këtë vegëz./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë