LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: KFOR-i garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë

Stoltenberg: KFOR-i garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit që pati me kryeministrin e vendit Isa Mustafa, në një konferencë për media theksoi se KFOR-i është në gjendje ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ai tha se prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kanë vendosur ta mbajnë KFOR-in ende në Kosovë.

Stoltenberg theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi për NATO-n.


“NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në brenda mandatit të saj. Njëkohësisht procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi është drejt rrugës së duhur dhe unë e vlerësoj këtë”, tha Stoltenberg, raporton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, më tej shtoi se është jetësore që marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të vazhdojnë të implementohen.

Ai theksoi se sot gjatë takimit me kryeministrin Mustafa diskutuan rreth nevojës për t’i ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Jemi në gjendje që ta mbajmë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në Kosovë. Rreth 4500 trupa kemi këtu dhe kjo është sinjal për zotimin tonë që Kosova të jetë e qetë. KFOR-i është reaguesi i tretë, fillimisht policia, EULEX-i dhe pastaj KFOR-i”, tha Stoltenberg.

Ai më tej shtoi se KFOR-i është themeli i paqes dhe stabilitetit.

“Prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta mbajmë atë ende në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë retorikë e nxitje të konfliktit, por të vazhdohet me dialog dhe palët të tregojnë përmbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori