LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Komisioni Anti-korrupsion dhe Prokuroria janë vartës të mafias shtetërore

Stoilkovski: Komisioni Anti-korrupsion dhe Prokuroria janë vartës të mafias shtetërore

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRN-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se Komisioni Anti-korrupsion dhe Prokuroria Publike janë vartëse të mafisë shtetërore.

“A janë pajtuar anëtaret e Komisionit Anti-korrupsion të ndërmarrin përgjegjësi të jenë alibi për krimin dhe korrupsionin e e mafisë shtetërore”, tha Stoikovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai akuzoi Komisionin Anti-korrupsion se po japin kohë që korrupsioni të vazhdojë.


“Gjatë kohës së skandaleve skandaloze të pushtetit, me muaj priten qëndrimet e anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion. Lëndë e hapur do të thotë mundësi që PP të mos punojë, krimi dhe korrupsioni të vazhdojë, në ndërkohë të ndikohet edhe tek dëshmitarët”, thotë Stoloikovski duke thënë se rasti Leonardo është korrupsion i pastër ndërsa anëtarët e këtij komisioni tashmë 50 ditë nuk kanë qëndrim.

Ai shtoi se shteti sulmon media, dërgojnë gazetarë në stacione policore dhe nuk kanë qëndrim as për marrëveshjet e Angjushevit me shtetin për të hapur biznes.

“Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare ku secili rast do të shqyrtohet nga institucionet e pavarura dhe do të ketë përgjegjësi”, tha Stoikovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori