Veshjet e Beyonce realizohen në formën e body-it, të qëndisur, nga modelet me fantazi shumëngjyrëshe dhe janë një stil që mund të kopjohet pa frikë nga tapeti i kuq. Stili i Beyonce është i vetmi dhe janë të shumta veshjet e “Mbretëreshës Bey”, që mund të kopjohen nga tapeti i kuq deri në performancat në skenë, të cilat kanë krijuar tendencë vit pas viti.
Këngëtarja ka veshur në të gjitha rastet krijime ëndrrash, nga fustanet e firmave më të njohura të luksit në nivel botëror deri tek veshjet e koncerteve gjithmonë e më ekstravagantë dhe në modë.
Beyonce, e lindur në 1981, është një nga këngëtaret më të famshme në botë, në 2017 është renditur në vendin e dytë sipas Forbes, nga yjet që kanë fituar më shumë falë albumit Lemonade dhe turit “Formation World Tour”, shkruan revista italiane “Pour femme”.
Siç shumë e dinë, karriera e saj filloi me grupin Destiny’s Child, të cilin e la për të vazhduar karrierën si soliste më 2013 duke fituar shumë çmime ndërkombëtare mes të cilëve ato në Grammy Awards. Pikërisht në skenën e koncerteve të saj e kemi parë me veshje të guximshme: veshjet e saj realizohen mbi të gjitha në formën e body-it, të qëndisur, nga modelet me fantazi shumëngjyrëshe të Versace tek ato të Tom Ford, të mbushur me gurë të shkëlqyeshëm, por kujtojmë se në raste të tjera si tek Festivali Coachella, Mbretëresha Bey interpretoi me kostume low cost, si ato të firmës Topshop.
Veshjet e Beyonce për tapetin e kuq janë gjithashtu intriguese, shpesh vitet e fundit kanë qenë fustanet në ngjyrë nudë, më të preferuarat e yjeve. Një nga më të përfolurit është fustani i Givenchy i veshur nga Beyonce në Met Gala 2015, një krijim në tyl transparent, i qëndisur me gurë.Givenchy është kujdesur dhe për veshje të tjera të këngëtares, duke u fokusuar më shumë në ato në formë sirene.
Në MTV Music Awards 2016 Beyonce kishte veshur një fustan me gurë të Francesco Scognamiglio me jakë të lartë, një nga më të çmuarit të realizuar për yjet.Veshjet e Beyonce shtatzënë janë ndër më të përfolurit të 2017. Ajo dëshiroi të jepte lajmin e shtatzënisë së saj me disa foto karakteristike të shpërndara në Instagram, ku shfaqej me vajzën e saj Blue Ivy. Beyonce është në pritje të dy binjakëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos