LAJMI I FUNDIT:

Stevanoviq: Mbrojtja nga lloji “kraken” është e njëjtë si edhe për llojet paraprake të Covid-19

Stevanoviq: Mbrojtja nga lloji “kraken” është e njëjtë si edhe për llojet paraprake të Covid-19

Mbrojtja nga lloji i ri i Kovid-19, “kraken”, është identike me ato paraprake. Është e nevojshme qasje serioze e qytetarëve dhe respektim i rekomandimeve të dhëna. Ato janë mbajtja e maskës në institucione shëndetësore, në hapësira të mbyllura siç është transporti publik, si dhe shmangia e hapësirave të mbyllura të stërmbushura me njerëz, thotë në një deklaratë për AIM drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Ngjitëse dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq.

Në vend është regjistruar rasti i parë “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia. Pritjet janë se ky lloj i virusit do të fillojë të oscilojë edhe te ne, si edhe në vendet e tjera, por, siç thekson Stevanoviq, nuk ka vend për panik.

“Ajo nuk ndihmoi as në trendet më të larta të zhvillimit të pandemisë, prandaj nuk do të ndihmojë as tani”, tha Stevanoviq.


Shtoi se bëhet fjalë për virus i cili lehtë transmetohet, por se nuk shkakton pasqyrë të rëndë klinike. Rrezik që të zhvillohet pasqyra më e rëndë klinike ekziston te pacientët me sëmundje të rënda kronike.

“Nga përvojat klinike në botë, deri më tani nuk lihet përshtypja se shkakton pasqyrë më të rëndë klinike ose simptoma të ndryshme nga të deritanishmet. Rreziku për pasqyrë më të rëndë klinike ende e ka primatin te pacientë me sëmundje të rënda kronike, si edhe te personat më të rritur. Gjithsesi, ekziston mundësia për komplikim, veçanërisht për shkak të sezonit të gripit, ku mund të ketë edhe më shumë infeksione virusale përnjëherë, ndërsa në diagnostikë dallohen gjithnjë e më vështirë”, thekson Stevanoviq.

Instituti i Shëndetit Publik të dielën njoftoi se në vend është regjistruar rasti i parë i llojit “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia, i cili, siç thotë Stevanoviq në deklaratë për AIM, nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka pasqyrë të rëndë klinike. Është trajtuar në mënyrë ambulante.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori