LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Arsenal – Chelsea

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Arsenal – Chelsea

Arsenali dhe Chelsea do të luajnë mes vete në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e dytë në Ligën Premier.

Klubet londineze do të luajnë në një ndeshje të fortë mes vete, e cila vlen më shumë se tri pikë, shkaku i rivalitetit të madh.

Vendi: Emirates Stadium


Koha: 17:30

Lajme rreth ekipeve

Arsenal

Alexandre Lacazette, Willian dhe Runar Alex Runarsson janë të gjithë jashtë shkaku i infektimit me Covide-19. Pierre-Emerick Aubameyang ka rezultuar negativ dhe do të vlerësohet para kësaj ndeshje.

Edhe nëse Aubameyang nuk është i aftë për të filluar, ne mund ta shohim Folarin Balogun të mbetet jashtë formacionit titullar pas dështimit në humbjen ndaj Brentford.

Mikel Arteta mund të vendosë të kalojë në renditjen me tre mbrojtës për t’u përballur me Chelsean pasi Rob Holding tani është krejtësisht i aftësuar.

Bukayo Saka me siguri do të fillojë kundër Chelseat pasi erdhi vetëm nga stoli ndaj Brentford. Mohamed Elneny është një opsion në mesfushën qendrore.

Arsenali ka nënshkruar përsëri me Martin Odegaard nga Real Madridi, por ai nuk do të jetë i disponueshëm për këtë lojë pasi ai pret për ende vizën. Aaron Ramsdale do të hyjë direkt në skuadër dhe pritet të jetë në bankë.

Chelsea

Romelu Lukaku pritet të bëjë debutimin e tij të dytë për Chelsea pasi u kthye nga Interi në një marrëveshje rekord të klubit javën e kaluar.

Me siguri nuk ka asnjë mënyrë që Thomas Tuchel të heqë dorë nga Trevoh Chalobah pas golit të tij në debutimin e Ligës Premier fundjavën e kaluar.

Kai Havertz pritet të luaj titullar pasi u ul në stol kundër Crystal Palace në fundjavën e parë.

N’Golo Kante nuk u rrezikua kundër Crystal Palace, por gjithashtu pritet të jetë sot titullar në derbin londinez.

Hakim Ziyech dhe Ruben Loftus-Cheek pritet të humbasin përsëri ndeshjen për Chelsea. Christian Pulisic ka rezultuar pozitiv në testin e fundit të Covid-19, por është i padisponueshëm.

Fakte

Arsenali ka parë mbi 3 gola në 4 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat në të gjitha garat.

Janë shënuar mbi 3 gola në 3 ndeshjet e fundit të Chelseat në Ligën Premier.

Analizë

Arsenali pësoi një humbje të turpshme 2-0 në udhëtim te Brentfordi në ndeshjen e parë. Skuadra e Mikel Arteta ishte alarmante dhe e varfër dhe tani përballet me Chelsean para një udhëtimi në Manchester City. Kohë shqetësuese përpara për Artetën.

Chelsea filloi sezonin e ri me një fitore 3-0 ndaj Crystal Palace dhe tani ata janë gati të lëshojnë nënshkrimin e ri të rekordeve të klubit, Romelu Lukaku. Tifozët e Arsenalit duhet të kenë frikë nga më e keqja, edhe nëse kanë fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër rivalëve të tyre në Londër.

Formacionet e mundshme

Parashikimi: Arsenal 0-2 Chelsea

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori