LAJMI I FUNDIT:

Starton festivali i 62-të i filmit në Kanë

Starton festivali i 62-të i filmit në Kanë

Të mërkurën nis në Kanë festivali i 62-të i filmit, ku emra të mëdhenj si Quentin Tarantino, Ang Lee dhe Pedro Almodovar janë pretendentët kryesorë për fitimin e çmimit "Palma e artë".

Këto 12 ditë të festivalit do të jenë të mbushura me aktivitete të shumta, si premiera filmash, intervista, paradë në tapetin e kuq dhe mbrëmje deri në orët e vona të natës.

Në garë është filmi i regjisorit Spanjoll Pedro Almodovar “Broken Embraces”, në të cilin interpreton aktorja Penelope Cruz, ndërsa këtë vit do të ketë çmim edhe për zhanrin e filmit 3-D dhe horror.

Thierry Fremaux, drejtori i festivalit të Kanës u shpreh se dëshironte të shikonte filma të një cilësie të lartë, pavarësisht kategorisë dhe zhanrit.


Në festival do të jetë i pranishëm edhe aktori Brad Pitt i cili do të prezantojë filmin e regjisorit Tarantino, një dramë që bazohet në luftën e dytë botërore.

Ajo që shumë adhurues të kinemasë janë në pritje është filmi horror i regjisorit Lars Von Trier, “The Antichrist”. Festivali i filmit në Kanë përfundon më 24 maj. /News24/BalkanWeb/Telegrafi/