LAJMI I FUNDIT:

Stafidhet të mira për eshtra

Stafidhet të mira për eshtra

Femrat në menopauzë, të cilat rregullisht konsumojnë stafidhe, kanë rrezik dukshëm më të vogël për të zhvilluar osteoporozë ose frakturë të eshtrave.

Deri më tani nuk është vërejtur nëse ndonjë frutë tjetër ka pasur ndikim të këtillë në dendësinë e eshtrave, siç e kanë stafidhet apo kumbullat e thata.

Për 12 muaj janë analizuar 90 femra në postmenopauzë, të cilat kanë konsumuar rreth 100 gramë stafidhe (ose 10 kumbulla të thata) në ditë.

Rezultatet kanë treguar se eshtrat e tyre kanë qenë me dendësi më të madhe, në raport me eshtrat e femrave në grupin e kontrollit, të cilat nuk i kanë konsumuar këto fruta.


Supozohet se ky efekt pozitiv i stafidheve qëndron në aftësinë e tyre për suprimimin e shpërbërjes së eshtrave te femrat në postmenopauzë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori