LAJMI I FUNDIT:

Stafi mjekësor në Britani drejt vaksinimit të detyrueshëm

Stafi mjekësor në Britani drejt vaksinimit të detyrueshëm

Stafi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) është paralajmëruar se mund të përballet me kërkesën për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid theksoi se ai ishte “i prirur” t’i bënte vaksinat të detyrueshme për stafin në Angli, me rreth 100 000 punonjës të NHS-së të pavaksinuar plotësisht.

Javid këmbënguli se ai nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar, por lëvizja do të nënkuptonte që situata për stafin e NHS në Angli është gjerësisht në përputhje me kërkesat për operatorët e azileve të pleqve.


Sekretari theksoi se ”prania e stafit të pavaksinuar do të thotë se ekziston një shqetësim për sigurinë e pacientit”.

“Ka rreth 100 000 persona nga personeli që nuk janë të vaksinuar në NHS”, shtoi ai.

“Nëse ata nuk janë vaksinuar deri më tani, atëherë ekziston një çështje e sigurisë së pacientëve dhe kjo është diçka që qeveria do ta marrë shumë seriozisht”, theksoi Javid.

”Nga 11 nëntori, kushdo që punon ose punon vullnetarisht në një azile pleqsh do të duhet të vaksinohet plotësisht kundër Covid-19, nëse jo do të përjashtohen”, nënvizoi ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori