LAJMI I FUNDIT:

Sporti gjatë 2014-tës: 30 fotografi qesharake (Foto)

Sporti gjatë 2014-tës: 30 fotografi qesharake (Foto)

Ditët e para të vitit të ri janë ditë kur ne shikojmë prapa, në ditët që kanë shënuar dymbëdhjetë muajt e kaluara. Në këtë artikull do të shikojmë në 30 fotografi qesharake të vitit 2014 të lidhura me sporte të ndryshme.

Arsene Wenger ndërron veshjen pasi ishte lagur me birrë në finalen e Kupës FA.

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe bashkëlojtari i tij John Flanagan vrapojnë t’ia marrin topin menaxherit të Chelseat, Jose Mourinho, i cili po e vonon kohën.


Çfarë sporti është ky? Është ragbi, ndërsa kjo është një foto nga një ndeshje në kampionatin irlandez.

Mbaje veten, burrë! Lojtari i Bregut të Fildishtë, Serey Die, qan derisa dëgjon himnin e kombëtares së tij në Botëror.

Michael van Gerwen duket se ia ka lakmi flokët rivalit të tij Peter Wright, pasi e mposhti atë në kampionatin botëror të pikados.

Ka edhe kësi sporti, kalërimi mbi poni – kalush të vegjël.

Spidermeni nuk është vetëm në filma, por ai “vërtet” ekziston. Heroi doli në fushë për të mbrojtur ekipin e tij, Sunderland, duke u përballur me mbrojtësin e Cityt, Martin Demichelis.

Ky tifoz i maskuar ishte mbase arsye e dështimit të David Moyes te Manchester United.

Arturo Vidal nxjerr një vrull uji gjatë një pauze në Botëror, ku ai u aktivizua me Kilin.

Neymar kërcen “mbi kokën” e fëmijëve derisa pret të prezantohet para një ndeshje në Botëror.

Daniel Sturridge harroi se në rrjet duhet të përfundojë topi dhe jo ai, siç ndodhi në ndeshjen ndaj Italisë në Botëror.

Ky mesazh tregon se sa harxhuan dhe çfarë shpresonin tifozët anglezë nga kampionati botëror.

Ja pasojat e kockave të fortë të Giorgio Chiellinit. Luis Suarez mban në dorë dhëmbët pasi kafshoi mbrojtësin italian.

Boubacar Barry nga Bregu i Fildishtë feston golin e shënuar në Botëror duke ngrënë një tufë me bar.

Belgët nuk janë mësuar në një klimë të nxehtë. Kështu lyheshin lojtarët e kësaj kombëtareje gjatë stërvitjeve në Botërorin e verës së kaluar.

Ja si përfundoi Joe Hart në një moment në Botëror. Ishte Mario Balotelli që e dërgoi portierin anglez në rrjet së bashku me topin.

A thua çfarë e bëri zyrtaren olimpike të reagojë kështu, pas kësaj feste të valltarit në akull, japonezit Yuzuru Hanyu?

Tifozët e Arsenalit janë mësuar të bëjnë kështu. Danny Welbeck reagon pas një rasti të humbur, derisa gjest të njëjtë bëjnë të gjithë tifozët në prapavijë.

Ky është mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson…

Neymar përfundon në rrjetë gjatë ndeshjes së Brazilit ndaj Meksikës në Botëror.

Çfarë i thotë Ronaldo gjyqtarit. Mbase, “A e di ti se kush jam?”.

Portieri i Schalke, Ralf Fahrmann, bën të fluturojnë sulmuesin e Augsburg, Raul Bobadilla, dhe mbrojtësin e skuadrës së tij, Atsuto Uchida.

Ky është Personaliteti i Vitit në Sport nga BBC… ky i djathti. Lewis Hamilton shoqërohet nga qeni i tij derisa ndjek ngjarjen në fjalë…

Holandezi Sjinkie Knegt reagon “ashpër” ndaj Victor An, pasi pësoi disfatë ndaj rusit në garën e pesë mijë metrave.

Jesusi është rikthyer për t’i ndihmuar trajnerit të Liverpoolit, Brendan Rodgers…

Kështu duket mbrojtja argjentinase në ragbi…

Muskulozi Peter Crouch feston golin e shënuar ndaj Arsenalit në stilin Cristiano Ronaldo…

Louis Delmas nga skuadra e bejsbollit Miami Dolphins, ka një buzëqeshje të artë…

Tifozi i zhveshur i Evertonit…

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Kalo në kategori