LAJMI I FUNDIT:

Spitali i thotë plakut 71-vjeçar se është shtatzënë

Spitali i thotë plakut 71-vjeçar se është shtatzënë

Një pacient i cili po vuante nga dhimbjet e rënda të stomakut ka marrë këtë lajm të habitshëm nga letrat e spitalit: "Bazuar në vizitën tuaj sot, ne e kemi kuptuar se jeni shtatzënë". Me të vërtetë e habitshme pasi që bëhet fjalë për babagjyshin 71-vjeçar John Grady Pippen.

Personeli mjekësor në spitalin Curry General të Gold Beach (SHBA) i kanë dhënë mekanikut të pensionuar këtë lajm qesharak, së bashku me disa ilaçe kundër dhimbjeve.

Administratori i spitalit William McMillan ka sqaruar së një shtypje e gabuar e tastierës ka shtyrë kompjuterin e spitalit të jep të dhëna të gabueshme për babagjyshin.