Spitalet rajonale në gjithë Kosovën ballafaqohen me mungesa të mëdha, si të stafit të mjekëve, po ashtu edhe të infermierëve, por edhe me mungesë barnash e kushtesh të nevojshme për punë.
Bejtush Jaha, ushtrues detyre i drejtorit në spitalin e Ferizajt, ka folur lidhur me kushtet që mbretërojnë në këtë spital, si dhe frekuentimin e madh të pacientëve. Aty, vetëm gjatë një viti (2016) kanë frekuentuar rreth 30 mijë pacientë dhe janë kryer 1300 operacione.
“Në këtë spital punojnë 240 punëtorë në një hapësirë me rreth katërmijë metra katrorë, e që as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e qytetarëve si shërbim dytësor. Ky spital mbulon afër 250 mijë banorë, por ndihmë kërkojnë edhe qytetarë nga Vitia e Lipjani, e që gjeografikisht do duhej të kërkonin ndihmë në spitalin e Gjilanit”, ka thënë ai. “Kemi mungesë të stafit, si të lartë, po ashtu edhe të mesëm. Sidomos reparti i emergjencës funksionon vetëm me dy specialistë të emergjencës, e që ofrojnë shërbime 7 ditë në javë, 24 orë në ditë”.
Mungesa e kushteve bën që rastet që nuk mund të trajtohen aty, t’i referojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë se rastet, si ato neurologjike, kirurgjia vaskulare e disa të tjera, do të duhej të referoheshin nga spitalet rajonale, por ai shton se shpeshherë ndodh që rastet e referuara të jenë të panevojshme, dhe kjo, sipas tij, bën që Klinika Emergjente në Prishtinë të mbingarkohet.
“Me gjithë angazhimet e shumta në këtë klinikë, ne kemi ngritur çështjen e referimit. Te ne është një sistemim i pakontrolluar i referimit, qoftë nga spitalet regjionale, por edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare. Do të ishte mirë që çdo rast i referuar, të nënshkruhet nga tre mjekë kujdestarë dhe të marrin përgjegjësinë pse e dërgojnë në qendrën terciare, në mënyrë që ne të ulim sistemin e referimit në nivel vendi”, ka deklaruar Lenjani.
Sfida më e madhe në spitalet rajonale, përfshirë edhe atë të Ferizajt, mbetet ajo me Klinikën Emergjente. Mjeku specialist i Emergjencës në spitalin e Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka thënë se janë dy mjekë të kësaj fushe që duhet të kujdesen 24 orë në ditë, 7 herë në javë për gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë emergjente.
“Ne jemi vetëm dy mjekë specialistë, që i mbulojmë të gjitha shërbimet. Sidomos kur bëhet fjalë për kujdestaritë, kemi shumë vështirësi, ndonëse shkëmbehemi me spitale tjera regjionale, si me spitalin e Mitrovicës, Prishtinës, por në të gjitha spitalet kanë mungesë”, ka bërë të ditur Fazliu. “Rastet që nuk mund të trajtohen këtu, sidomos ato me trauma në komunikacion dhe ato neurologjike, i referojmë. Fillimisht, i stabilizojmë këtu dhe më pas i përcjellim me autoambulancë”.
Ndërkaq, pacientët e shtrirë për trajtim në Spitalin e përgjithshëm të Ferizajit, ka në thënë se kujdesi nuk mungon. Xhevahir Blaku, vuan nga diabeti dhe është i shtrirë që 14 ditë në këtë spital. Ai ka treguar se ka mungesë barnash dhe ato duhet t‘i blejë vetë, mirëpo kujdesi është i mirë: “Unë jam duke u trajtuar nga diabeti. Kam qenë shumë keq dhe jam hospitalizuar qe 14 ditë. Mjekët dhe motrat janë kujdesur shumë mirë, jam shumë i kënaqur. Por, barnat duhet t’i blej vetë. Ndërkaq, insulinën dhe kujdesin i marr në spital”.
Në anën tjetër, për kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, spitalet rajonale janë në gjendje më se alarmante.
“Ne kemi bërë në vitin 2013 një hulumtim, dhe prej atëherë asnjë veprim nga Ministria e Shëndetësisë nuk është ndërmarrë. Andaj, nëse vazhdon kjo gjendje, shumë departamente brenda spitaleve regjionale do të mbyllen. Ne nuk kemi staf i cili do të shkojë të punojë atje”, tha ai. “Ajo çka është emergjente, duhet bëhen politika që të punësohen kuadro, ndryshe do të mbyllen dhe gjithë kjo e mbingarkon Qendrën Klinike Universitare , dhe më pas nuk ka as shërbime cilësore në sistemin terciar”, ka vlerësuar Syla.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tashmë ka vizituar shumë spitale regjionale dhe ka thënë se është i përkushtuar për të ndihmuar spitalet dhe punonjësit shëndetësorë në rritjen e përgjegjësisë në punë, transparencës dhe llogaridhënies dhe se vizitat në spitale, kanë për qëllim identifikimin nga afër të problemeve reale që i ka sot shëndetësia në të gjitha nivelet e kujdesit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj