LAJMI I FUNDIT:

Spekulimet e mediave serbe: Hoxhaj me fushatë anti serbe në Ballkan

Spekulimet e mediave serbe: Hoxhaj me fushatë anti serbe në Ballkan

Gazeta serbe Telegraf, në numrin e saj të fundit i ka kushtuar ballinën e gazetës së sotme deklaratave që u publikuan nga mediat në Zagreb, të zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj në lidhje me gjoja krijimin e një pakti kundër Serbisë në Ballkan.

“Objektivë e planit të ndytë të prezantuar si kornizë nga zëvendëskryeministri i shtetit të rremë të Kosovës, Enver Hoxhaj, janë që Serbia në asnjë mënyrë të mos lejohet të jetë shteti më i fuqishëm dhe më me ndikim në Ballkan – qeveria në Serbi duhet të gjunjëzohet”, thuhet në artikullin e Telegraf rs.

Artikulli vazhdon të citojë deklarata të mëhershme edhe të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili, sipas Telegraf rs, Serbinë e konsideron vend okupator, si dhe nuk e lejon hyrjen dhe pjesëmarrjen e priftërinjve të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.


“Kur Gjukanovic e Hoxhaj e quajnë Serbinë faktor destabilizues në Ballkan, e bëjnë me qëllim që t’ia humbin kredibilitetin në perëndim, duke e paraqitur si aleate të Rusisë”, thuhet në artikull, transmeton Telegrafi.

Pjesë e një mendimi të tillë, sipas kësaj gazete, janë edhe vendosja e taksës prej 100% nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, si dhe fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku ai përmendi gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë dhe dhunimin e 20 mijë grave gjatë luftës në Kosovë.

“Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pohon se presidenti serb Aleksandër Vucic dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kanë zbatuar dhe mbikëqyrur ikjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski në Hungari”, thuhet më tutje në artikullin e Telegraf rs.

Sipas Telegraf rs, edhe protestat që po mbahen në Beograd dhe Banjallukë të Sarajevës, po organizohen me mbështetjen e Zagrebit.

Kjo gazetë pohon se edhe nëse këto veprime nuk janë institucionalisht të koordinuara, janë pjesë përbërëse e një politike anti-serbe të Prishtinës, Zagrebit, Podgoricës, Shkupit dhe Sarajevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B

Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Kalo në kategori