LAJMI I FUNDIT:

S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fullbraight”

S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fullbraight”

S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fullbraight”

Në mungesë së kuorumit nuk u hodh në votim as shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të
mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright gjatë seancës së sotme parlamentare.

Arsyetimin për këtë marrëveshje e dha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.


Ndërsa, sjelljen e opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje a ka konsideruar si një qasje destruktive dhe jo etike që nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë por qytetarët. /kp/