LAJMI I FUNDIT:

Spanjës i dalin 2,000 vdekje më pak nga coronavirusi

Spanjës i dalin 2,000 vdekje më pak nga coronavirusi

Qeveria spanjolle ka rishikuar të dhënat për viktimat e pandemisë së coronavirusit në një nga vendet më të prekura në botë dhe i zvogëloi ato në 26.834 vdekje, ose 1.918 më pak sesa të dielën.

“Sistemi i ri i gjurmimit lejon shmangien e numërimit të dyfishtë të rasteve, vlefshmërinë e të dhënave të lidhura me coronavirusin dhe eliminimin e vdekjeve që i atribuohen gabimisht COVID-19”, shpjegoi drejtori i Shërbimeve të Urgjencës, Fernando Simon.
Të dielën, Spanja njoftoi se gjithsej 28.752 njerëz kishin vdekur.

“Dallimi i 1900 personave është i madh, ne po mundohemi ta kontrollojmë, këto janë të dhënat që janë në dispozicion për ne”, shtoi Simon.


Ministria rishikoi gjithashtu numrin e rasteve të konfirmuara të infeksionit, por ndryshimi është shumë më i vogël se numri i vdekjeve.

“Kjo ndodh gjatë të gjitha epidemive kur për shkak të zhvillimeve kemi shumë pak kohë për të kontrolluar të dhënat”, shpjegoi Simon. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori