LAJMI I FUNDIT:

Spanja voton të dielën, frikë nga rritja e ekstremit të djathtë

Spanja voton të dielën, frikë nga rritja e ekstremit të djathtë

Spanjollët i drejtohen të dielën qendrave të votimit ndërsa politikën e ka pushtuar frika e një rritje të ndjeshme të ekstremit të djathtë.

Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.

Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë.


Podemos nga e majta dhe Ciudadanos nga e djathta, e kanë humbur edhe atë një pjesë të preferencës, ndërsa ekstremi i djathtë po shënon rritje.

Ngjitja e shpejtë e partisë nacionaliste Vox sakaq po shihet si një tërmet në skenën politike të vendit.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japin votën e tyre.

Kriza e Katalonjës, duke nisur nga referendumi për pavarësi në 2017 e deri tek administrimi qendror i Madridit shkaktoi një çarje të thellë mes kampit të majtë dhe atij të djathtë; nëse anketimet rezultojnë të sakta, asnjëri prej tyre nuk mund të presë të sigurojë shumicën absolute.

Disa analistë vendas kanë bindjen se çështja e Katalonjes do të jetë vendimtare në këto votime, dhe jo kriza ende ekzistuese e ekonomisë.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Azia
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori