LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohet gara automobilistike në Prizren

Sot zhvillohet gara automobilistike në Prizren

Sot, e diel, me fillim nga ora 18:00, për nder të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për nder të përvjetorit të çlirimit të qytetit të Prizrenit, organizohet gara rrethore(sllallom) tashmë tradicionale në rrugën "Tirana" ne Prizren(te VIVA FRESH).

Kjo garë tashmë tradicionale ka zbuluar shumë garues të rinj dhe organizohet për t’i promovuar ngasësit e rinj por edhe garuesit profesionistë që garojnë në kuadër të Kampionatit të Kosovës. Pasi që kjo garë është tashmë tradicionale, përpos numrit të madh të simpatizuesve pritet një pjesëmarrje e madhe e veturave si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Luten pjesëmarrësit (garuesit) që lajmërimin për regjistrim ta bëjnë deri në ora 16:00, sepse pas orës 16:00 nuk do ketë regjistrime. Pagesa për pjesëmarrje është 30 euro.


Sikurse edhe ne organizimet e kaluara, mundësi për pjesëmarrje do kenë garuesit me makina profesionale garuese (Racing) dhe ngasësit me makina Tunning (makina normale/sportive, pa roll-bar). Bartja e helmetës është e domosdoshme për çdo garues.

Auto Karting Club “Drini”, fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë eveniment.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Premier League
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Premier League
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

La Liga
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga
Kalo në kategori