LAJMI I FUNDIT:

Sot takimi i Komunitetit Politik Evropian në Budapest, merr pjesë edhe Rama

Sot takimi i Komunitetit Politik Evropian në Budapest, merr pjesë edhe Rama
Udhëheqësit evropianë marrin pjesë në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi në qershor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë sot në Budapest për të marrë pjesë në Samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian dhe Këshillit Informal Evropian.

Në takimin që zhvillohet në Hungari pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë të pranishëm liderë nga i gjithë kontinenti.

“Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e sigurisë së Evropës, duke përfshirë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, migrimin e parregullt dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike dhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT dhe tregtisë globale,” thuhet në njoftim.


BE-ja përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sfidat e sigurisë, emigracioni dhe siguria ekonomike janë temat që do të mbizotërojnë në agjendën e Komunitetit Politik Evropian. Udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe zgjedhjen e Trump.

Megjithatë, ajo që pritet të mbizotërojë në diskutimet e liderëve është rezultati i zgjedhjeve në SHBA, pasi është hera e parë që ata do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime, 24 orë pas fitores së Donald Trump.

“Deklarata e Budapestit”: Konkurrueshmëria, mbrojtja dhe energjia e BE-së

Të premten, në mbledhjen joformale të Këshillit Evropian – në prani të Christine Lagarde dhe Mario Draghi – temë e diskutimit në rendin e ditës sipas burimeve qeveritare është konkurrueshmëria evropiane me rastin e raportit të Draghit.

Është hera e parë që liderët europianë do të diskutojnë në detaje raportin e z. Draghi dhe do të kërkojnë të arrijnë një tekst të përbashkët mbi prioritetet e konkurrueshmërisë europiane (Deklarata e Budapestit).

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e ka autorizuar 77-vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së.

Në të Draghi tërheq vëmendjen se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.

Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një “sfide ekzistenciale”. Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund “të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore”. Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori