LAJMI I FUNDIT:

Sot në Kuvend, batuta e përplasje për viza e demarkacion (Video)

Sot në Kuvend, batuta e përplasje për viza e demarkacion (Video)

Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, por këtë e ka bërë jashtë rendit të ditës.

Debatin e ka nisur deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, që i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, që të thërrasë në një tryezë diskutimi anëtarët e komisionit shtetëror për demarkacion, deputetët, e shoqërinë civile.

Për të realizuar një gjë të tillë, kryetari Veseli ka kërkuar një kërkesë të protokolluar nga deputeti Shpejtim Bulliqi, derisa është shprehur se së shpejti, marrëveshja për demarkacionin do të sillet nga qeveria në kuvend.


Kjo ka zgjuar reagim të kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, që ka akuzuar krerët e shtetit se marrëveshjen për demarkacion, e kanë bërë për përfitime personale.

Pas batutave prej karriges së kryetarit, Veseli lëvizi drejt foltores, për t’u ankuar se deputetët opozitar, nuk po i lënë shumicën të shprehen lirshëm.

Krejt këto zhvillime në Kuvendin e Kosovës, ndodhën në ditën kur njëri prej komisioneve të Parlamentit Evropian, ai për Punë të Jashtme, miratoi rekomandimin për liberalizim të vizave. Votimin në këtë Komision, e kanë përshëndetur presidenti Thaçi dhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Megjithatë Qeveria, ende nuk ka dhënë sinjale se kur do ta procedojë marrëveshjen për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori