LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahen dy seanca kuvendore

Sot mbahen dy seanca kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca Komisioni i mbrojtjes dhe sigurisë dhe Komisioni legjislativo-juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite në Komisionin e mbrojtjes dhe sigurisë është Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve përmes RM-së. Ky Propozim vendim do të shqyrtohet edhe nga Komisioni legjislativo-juridik.

Në seancën e dytë, ky Komision do të debatojë edhe për Propozim buxhetin e Maqedonisë për vitin 2017 në lexim të dytë dhe për Propozim ligjin për përmbarimin e buxhetit të RM-së për vitin 2017 sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë. /Telegrafi/