LAJMI I FUNDIT:

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i lokaleve deri në orën 22:00

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i lokaleve deri në orën 22:00

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve bërën të ditur ditën e djeshme vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend, që fillojnë nga sot, datë 12 prill.

Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të kemi lehtësim të masave antiCovid, ku ora policore është shtyrë më 2 orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.

Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.


Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

Kujtojmë se, ditën e sotme, në vijim të procesit të vaksinimit masiv do të vijojë vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 256,848 vaksinime. Sot pritet të vijnë edh 7020 doza të vaksinës Pfizer, siç lajmëroi më herët ministrja Manastirliu.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 238 raste të reja dhe 7 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori