LAJMI I FUNDIT:

Sonte, derbi Peja-Sigal Prishtina

Sonte, derbi Peja-Sigal Prishtina

Sigal Prishtina udhëton vetëm për fitore në Pejë, ndonëse edhe humbja me më pak se 20 pikë dallim i siguron vendin e parë në stinorin e rregullt të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja derbi mes Pejës e Prishtinës luhet sot nga ora 20:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Kjo ndeshje është e mbetur nga java e 25-të. Tashmë në ETC Superligë janë luajtur ndeshje të xhiros së fundit (28), por Prishtina e Peja kanë ende ndeshje të mbetura për shkak të angazhimeve në Ligën Ballkanike.

Pos derbit, Peja e ka edhe një ndeshje tjetër, ndërsa Prishtina pos derbit duhet t’i luajë edhe tri takime të tjera.

Prishtina ka vetëm një humbje deri tani, të pësuar në vjeshtë nga Peja, ndërsa pritet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe kështu të përfundojë në pozitën e parë. Peja ka dy humbje, të pësuara nga Prishtina dhe që të zërë vendin e parë duhet të fitojë derbin me 20 pikë dallim. Në bazë të forcës momentale të skuadrave kjo vlerësohet pak e mundur. /Koha/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori