Violinistja franceze, Louise Chisson, ka gjallëruar kështjellën shumëshekullore të Gjirokastrës në natën e tretë të festivalit ndërkombëtar “Takimet muzikore mes dy botëve” e shoqëruar nga pianistja shqiptare Silva Skënderi.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë festival dhe më në fund të shoh këtë vend kaq të bukur e me njerëz mikpritës. Kam dëgjuar shumë për vendin tuaj nga profesori im Robert Papavrami dhe jam e lumtur që Ilda Mara më ftoi të luaj në këtë kala kaq mbresëlënëse”, është cituar nga gazeta “Korrieri” 21-vjeçarja Chisson.
Në këtë koncert violinistja franceze interpretoi “Devil’s Trill Sonata”, “Ciaconna”, “Der Erlkönig”, “Scherzo-Tarantela”, “Mazurka”, “Koha e 3-të”, dhe vepra tjera.
Louise Chisson, ka filluar studimet e violinës në moshën tre vjeçare me mjeshtrin e madh Robert Papavrami, në shkollën e tij “Qendra Pierre Rode de Gradignan”, afër Bordosë, në shtator 1992.
Në vitin 2000 ajo interpretoi koncertin Nr. 5, të Vieuxtemps me Orkestrën Simfonike Evropiane, nën drejtimin e Kristian Florta, në Bordo të Francës.
Që prej vitit 2002 ajo vazhdon të japë recitale në skena të rëndësishme të Francës. Në gusht 1998 kur ishte 11-vjeçare, është pranuar në Konkursin e 32-të Ndërkombëtar të Violinës “Tibor Varga” në Zvicër.
Një vit më parë ajo fitoi çmimin e madh të të gjitha kategorive në Konkursin e 8-të Ndërkombëtar të Instrumentistëve të Rinj në Lilë. Ndërsa gjashtë vite më vonë, në Bolonjë të Italisë, fitoi çmimin e madh të konkursit të violinës “Alfredo Zanella”.
E mësuar me skenën që në moshë të vogël, ajo ka dhënë një numër të madh koncertesh recitale me orkestrën e Normandisë, solistët Moske-Montpelier, orkestrën e Dhomës së Moskës nën drejtimin e Kostandin Orbelianit, Orkestrën Kombëtare të Lituanisë, Orkestrën Kombëtare të Ukrainës, si dhe në shumë festivale si soliste në Monako, Montpelier, Porto-Vechio dhe Barcelonë.
Ndërkaq, pjesa e dytë e koncertit “Takimi muzikor mes dy botëve” vijoi me grupin “Bilbilenjtë e Progonatit” (Tepelenë), të cilët përcollën tek publiku traditën e iso-polifonisë së Labërisë me këngë patriotike, historike etj.
Ndërthurja e tingujve të violinës me polifoninë e grupit “Bilbilenjtë e Progonatit” i dhuruan publikut një natë të veçantë, ku dy botët u ndërthurën natyrshëm në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës.
Festivali Ndërkombëtar “Takimi muzikor mes dy botëve”, i cili po zhvillohet në Kalanë e Gjirokastrës, organizohet nga shoqata franko-shqiptare “Argjiro”, nën drejtimin e Ilda Marës, me mbështetjen e deputetit të Gjirokastrës, Genc Ruli dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. /Korrieri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para