LAJMI I FUNDIT:

Solana pret të premten përgjigjen për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë

Solana pret të premten përgjigjen për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ka deklaruar në Bruksel, pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, se pret, që të premten, në samitin e shefave të shteteve anëtare të BE-së, do të arrihet marrëveshje për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë.

Solana njëkohësisht ka theksuar se në takimin mbi Kosovën, ka ardhur deri tek afrimi i qëndrimeve të vendeve anëtare të BE-së.

"Çfarëdo që të jetë zgjidhja, do të punojmë në drejtim që, ajo të siguroj stabilitet në Ballkan", ka theksuar Solana.

Komisionari evropian për Zgjerim, Olli Rehn, nga ana e tij ka theksuar se është momenti që, “BE të udhëheq proces të koordinuar" të zgjidhjes së statusit të Kosovës, derisa udhëheqësi i radhës i Këshillit të Ministrave, shefi i diplomacisë portugeze, Luis D′Amado, ka pohuar që BE-ja e ka bërë "një hap përpara drejt qëndrimit të fuqishëm dhe unik".


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori