LAJMI I FUNDIT:

Solana do të vizitojë Kosovën të martën

Solana do të vizitojë Kosovën të martën

Shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana, të martën do ta vizitojë Kosovën.

Ai në Prishtinë, do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, EULEX.

Siç njofton zyra për informim e Solanës, kjo vizitë do të shërbejë si një mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të vendit dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Solana vizitën do ta nisë të hënë në Beograd, e pastaj do të vazhdojë në Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë. /Kohavision/