LAJMI I FUNDIT:

Socialistët do të hyjnë në zgjedhjet lokale

Socialistët do të hyjnë në zgjedhjet lokale

Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, pa asnjë mëdyshje. Deputetja opozitare Ermonela Felaj i tha Telegrafit se “zërat që thonë që PS të mos hyjë në zgjedhje, janë me siguri ata që e duan jashtë opozitën, ashtu sikurse ndodhi të enjten në Kuvend”.

Ish-prokurorja, aktualisht deputete socialiste Ermonala Felaj theksoi se “mazhoranca po provon me çdo lloj mjeti, me presion, përjashtim, heqje të së drejtës për t’u shprehur, kufizim të pagës, të dobësoje dhe të largojë përfundimisht opozitën”.

Por Felaj shton se “pavarësisht këtyre presioneve, mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, nuk do të ndodhë as në ëndrrën e tyre më të bukur”.

Felaj, një prej organizatoreve të protestës së grave ditën e 8 marsit, thotë se “do të tubohet
në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë, që në fakt sipas saj, “sot është shndërruar në vendin nga ku del e shqiptohet e keqja”.


Duke ftuar gjithë femrat të dalin në bulevard në 8 mars, deputetja socialiste thotë se “do të protestohet pikërisht për të gjitha ato nëna, bijtë e të cilave humbën jetën në një demostratë të ligjshme apo qe u dhunuan në zyra të institucioneve shtetërore, do të protestohet kundër hajduterisë dhe korrupsionit të kësaj qeverie”. /Telegrafi/