LAJMI I FUNDIT:

Socialistët denoncojnë rritjen e çmimeve

Socialistët denoncojnë rritjen e çmimeve

Opozita socialiste denoncoi të mërkurën rritjen e çmimeve në vend, duke akuzuar për këtë qeverinë.

Deputetja socialiste Olta Xhaçka denoncoi rritjen e çmimit të ushqimeve dhe bukës, duke thënë se rritja e çmimit të bukës e shoqëruar me rritjen e çmimit të energjisë, e çon në zero rritjen e pensioneve.

“Vetëm në 14 muajt e fundit na rezulton që buka është rritur me 200 lekë. Kjo rritje zeron plotësisht atë që u deklamuan me aq bujë, rritjen e rrogave dhe pensioneve pa përfshirë fare artikujt e tjerë të konsumit”, tha Xhaçka duke nënvizuar se kjo rritje çmimesh ndikon direkt në xhepin e shqiptarëve. /Telegrafi/