Figurat kryesore të Partisë Socialiste janë të zhytur në kredi, nga sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën.
I vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është numri dy i qeverisë. Diploma e ekonomisë dhe detyra si kryetar i komisionit të ekonomisë e kanë ndihmuar për t’i menaxhuar më mirë shpenzimet dhe detyrimet.
Sipas formularit të pasurisë Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro. Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste.
Pandeli Majko i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet të paguajë edhe 40 mijë euro kredi dhe këstin e shtëpisë.
Gjithashtu shpenzimet për shlyerjen e këstit të banesës dhe një pjesë të kredisë i kanë kushtuar atij rreth 125 mijë euro pagesa. Ndërsa përgjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë ministri ka arkëtuar vetëm 28 600 euro.
Në të njëjtën pozitë të përafërt me Majkon ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili gjatë vitit të shkuar ka fituar rreth 35 mijë euro, ndërsa mbetet borxh me bankat dhe personat fizikë rreth 34 mijë euro.
Balla ka një borxh prej 13 400 euro ndaj një personi fizik, ndërsa pjesën tjetër kredisë dhe kartës së debitit.
Një ndër themeluesit e selisë rozë, njëkohësish kryetar i Kuvendi nuk ka asnjë kredi për të shlyer, por gjatë 2018 ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro.
Edhe pse shumë vite në politikë dhe poste drejtuese, Gramoz Ruçi fiton më pak krahasuar me Erion Braçen, Pandeli Majkon apo Taulant Ballën./Rtv ora/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja