Gjashtë vjet më parë, Edward Snowden bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Amerikane të Sigurisë dhe kontrollin e gjerë të Internetit nga shërbimet e fshehta perëndimore, tani ai paralajmëron se lëvizjet demokratike si ajo e Hong Kongut mund të mbyten që në embrion nga aparatet e përgjimit.
Në një intervistë dhënë revistës gjermane, “Der Spiegel”, 36-vjeçari tërheq vëmendjen që ardhjet në fuqi të politikanëve të tillë, si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, apo i partisë “Alternativa për Gjermaninë”, të mos shihen vetëm si një devijim i përkohshëm.
Politikanë dhe sipërmarrës nga shumë vende e kanë kuptuar se si mund t’i shfrytëzojnë teknologjitë informative për të pasur një ndikim të një lloji tjetër, mbi botën.
Snowden tha gjithashtu, se zhvillimet teknike në rrjet janë një rrezik për çdo njeri. “Në një botë ku gjithçka mbahet në mbikëqyrje e ku çdo kundërvajtje dënohet, i bie që të gjithë të jenë kriminelë”.
Snowden ka bërë thirrje që t’i jepet fund grumbullimit masiv të të dhënave. Kjo nuk vlen vetëm për shërbimet e fshehta, por edhe për koncerne si Facebook dhe Google.
Si hap i parë duhet që çdo përdorues celulari t’i bëhet e qartë se ndiqet hap pas hapi, tha Snowden për Der Spiegel. “Nëse askush nuk do të zhvillojë një alternativë, atëherë do ta bëj unë vetë”.
Azil në Gjermani
Nëse Gjermania do të më pranonte si azilkërkues, ky nuk do të quhej më një akt armik kundër SHBA–ve”, tha Snowden për të përditshmen “Die Welt” (Edicioni i së Shtunës). Këtë mund ta shohë kushdo që e “shikon historinë në mënyrë objektive”. Gjermania ka marrëdhënie të mira dhe miqësore me SHBA.
Qeveria amerikane e akuzon Snowden-in për tradhti. Mbrojtësit e tij e shohin atë si një mbrojtës të intimitetit dhe i konsiderojnë zbulimet e tij të ligjshme. Snowden akuzoi Gjermaninë dhe Francën se deri tani nuk kanë bërë asgjë për çështjen e tij.
Ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë amerikan, në vitin 2013, bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, NSA, dhe të agjencisë homologe britanike, GCHQ. Prej pesë vitesh ai ndodhet si azilant në Moskë. Në Gjermani së shpejti (17 shtator 2019) do të dalë në treg autobiografia e tij, e cila është përkthyer edhe në gjermanisht, me titull: “Permanent record – Meine Geshichte” (Regjistrim i përhershëm – Historia ime)./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët