LAJMI I FUNDIT:

​Smaka: Letrat e Thaçit kanë efekte politike, por jo edhe juridike

​Smaka: Letrat e Thaçit kanë efekte politike, por jo edhe juridike

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, deri më tani i ka dërguar tri letra kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, përmes së cilave i ka kërkuar të propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij. Pas këtyre, kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot i është drejtuar Hashim Thaçit, ku ka theksuar se është në pritje të sqarimit për letrën e tij të fundit të dërguar.

Këto letra, sipas njohësit të Kushtetutës së Kosovës po konsiderohen pa efekte juridike, por vetëm politike.

Një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka thotë për KosovaPress, se në nenin 95, paragrafi i pestë të Kushtetutës së Kosovës nuk ekziston fare afat, se kur duhet t’i dërgohet emri për mandatar, që sipas ti,j këtu paraqitet një vakum juridik.


“Situata është e këtillë që ky vakum juridik e bllokon një anë, nismën e presidentit Thaçi. Në anën tjetër ia jep oportunitetin z.Kurtit për ta zhagitur sepse nuk e obligon afati kushtetutar. Tjerat nuk kanë kurrfarë vlere, prandaj në këtë kompleks dhe kontekst vlen për ta inkorporuar edhe rrethanën se Kosova ndodhet në gjendje shëndetësore të pandemisë globale shumë kritike, që po rritet numri i të infektuarve. Është drojë e madhe që do të rritet…Në rrethana të këtilla nuk është rendi as vendi as hijshëm nuk është që të bëhen duele politike, me letra, kërkesa, kundërshtime, bllokada”, thotë Smaka.

I pari i shtetit të mërkurën i ka dërguar letrën e tretë Albin Kurtit, ku ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për të formuar qeverinë e re. Për këtë, Smaka thotë se kë to nuk kanë efekt juridik.

“Mund t’i dërgojë edhe letra të tjera por nuk kanë efekte juridike. Efekte politike po, por sidomos për disa që nuk i dinë edhe nuk është e thënë që t’i dinë të gjitha, por nuk duan t’i dinë. Efekte politike po, e juridike jo, sepse nuk ka afat. Kjo ishte edhe kur u formua qeveria, koalicioni me Vetëvendosje dhe LDK-në, kësisoj ka qenë shtyrë me muaj të tërë. Tash bie fjala unë kisha sugjeruar që presidenti Thaçi, këtë mund ta bëjë edhe kryeministri Kurti, sepse nuk mundet gjithkush t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, që të kërkojë opinion, megjithëse Kushtetuesja nuk ka autorizim të përkthejë norma juridike, por për të dhënë interpretim të normave juridike”, shton Riza Smaka.

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, sugjeron që të shpërbëhet edhe Kuvendi.

“Është mirë që të shpërbëhet Kuvendi, sa marrin paga kot, ato paga t’i investojnë, në një mijë vende kemi ku të investojmë. Dhe në rrethana pak a shumë normale të shpallen gjendje të jashtëzakonshme, kjo do të ishte zgjidhja… Ligjin e kemi le të zbatohet, nuk ka afat kushtetutar, që e detyron z.Kurtin, dhe pritet derisa të normalizohen rrethanat”, thekson ai.

Pas tri letrave që iu dërguan atij, Albin Kurti të premten i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës i ka thënë se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, por që është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

“Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”, kishte shkruar Kurti.

Ndryshe, në nenin 95, pika 5, thuhet se “ Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori