LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

Skulptura e Leutrim Ahmetit, Behramaj: Është pritur shumë mirë dhe i ka prekur zemrat e secilit

Skulptura e Leutrim Ahmetit, Behramaj: Është pritur shumë mirë dhe i ka prekur zemrat e secilit
Skulptura e Leutrim Ahmetit

Skulptura e Leutrim Ahmetit që do të vendoset në Skenderaj është kthyer në një temë që po diskutohet shumë, pasi historia e tij ka prekur shumë njerëz në Kosovë.

Leutrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7- vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Skulptura e Leutrim Ahmetit, e realizuar nga skulptori Sabri Behramaj

Ndërsa, tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, në vijën e parë të frontit të luftës, ra heroikisht edhe babai i tij, komandant Malush Ahmeti, shkruan Telegrafi.


Skulptori që ka bërë këtë vepër artistike, Sabri Behramaj, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se fillimisht ishte frymëzuar nga intervista e Nusret Pllanës me nënën e 7-vjeçarit, e cila ishte shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

“Pasi e dëgjova rrëfimin e nënës u preka thellë dhe për një moment e ndjeva si obligim që të bëj diçka nga mundësitë e mia për ta kthyer ngjarjen në vepër arti”, ka thënë Behramaj.

Behramaj është shprehur optimist se skulptura e Leutrim Ahmetit ka përcjellë mesazhin në formën më të mirë, kështu duke i rikthyer brezat e rinj edhe njëherë në histori jo të largët për të mos i harruar dhe nderuar të gjitha viktimat e gjenocidit serb që ranë për lirinë e Kosovës. Njëkohësisht edhe për të bashkëndjerë dhimbjen me prindërit dhe familjarët e të rënëve.

Skulptori, Sabri Behramaj

“Skulptura është pritur shumë mirë, është vlerësuar shumë dhe i ka prekur vërtetë zemrat e secilit. Është bërë virale gjithandej globit dhe i ka tejkaluar pritshmëritë e mia”, ka thënë tutje skulptori.

Ai është shprehur se skulptura është ideuar, iniciuar dhe financuar nga buxheti familjar dhe se finalja është bërë në bronz.

Behramaj ka theksuar se ka realizuar shumë vepra të tilla artistike dhe secila prej saj, ka historinë e vet që njëkohësisht e krijon edhe emocionin e veçantë.

Skulptori ka potencuar se së fundmi ka realizuar skulpturën e komandantit legjendar, Adem Jasharit që është vendosur në Mitrovicë. Një tjetër bust që i dhuron emocion të veçantë skulptorit është dhe ai i Hasan Prishtinës që është vendosur në shkollën normale të Elbasanit, e që ishte i financuar nga fondacioni “Hasan Prishtina”.

Së fundmi, Behramaj nuk harron ta përmend dhe skulpturën e ish-sekretares së shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright që është vendosur në qytetin e Skenderajt.

Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-99 nga forcat serbe janë vrarë mbi 1 mijë fëmijë dhe mbi 100 konsiderohen të zhdukur.  /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Kalo në kategori