Partia Demokratike foli sot për skemën e falimentit të kompanisë “Gulf” në Shqipëri. Jorida tabaku bëri përgjegjëse qeverinë, e cila, sipas saj, ka heshtur për skandalin e kompanisë së karburantit.
“Shteti nuk na ka dhënë përgjigje shteruese për xhiron vjetore, edhe pse ka nisur fushatë informaliteti për karburantet dhe lojërat e fatit. Gjiknuri heshti, edhe pse tha që standarti është shumë i lartë për këtë kompani. Ndaj investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri sepse Rama i largon. Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe do presim rezultatet, edhe pse nuk kam besim që do të arrijmë aty ku duam. Mund të penalizohen individë në nivele më të ulëta. Kam një deklaratë të Gjiknurit që ka dalë garant për këtë invetitor. Sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani? Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse? Politika duhet të ketë përgjegjësi. Nëse ministri del garant për cilësinë e investitorëve të huaj, përgjegjësia është tek ministri dhe kryeministri”, deklaroi Tabaku.
Sipas PD-së, kjo kompani ka shitur përgjatë vitit 2017 karburant të prodhuar në vend, duke provuar kështu lidhjet mes kompanisë ARMO dhe GULF.
“Në sasinë e prodhuar në vend dhe atë të importuar në vitin 2017 vihet re rënia e importit të karburantit, gjë që nuk ndodhte prej vitesh. Në 2017 është atipike. Konsumi është zëvendësuar me prodhimin vendas, është rritur me 15 herë nga viti 2016. Ky karburant ka shkuar në karburantin që ne përdorim”, u shpreh Teliti.
Sipas demokratëve, tre janë pikat ku konsumatori dhe Buxheti i Shtetit janë dëmtuar prej kësaj skeme: “Cilësia. Armo përpunon, por cilësia e saj si afrohet standardeve të BE-së.
Janë dhënë me mijëra tollona që sot kanë mbetur kot. Kanë parapaguar me çmim të favorshëm, por të rremë.
Buxhetit të Shtetit do t’i mungojnë miliona dollarë. Pastrimi i parasë apo fshehja financiare mund të jetë shumë herë më e lartë. Nuk ka reagim nga ministritë përgjegjëse. Mungesa e reagimit është e papranueshme”.
Sipas hetimeve, dëmi në total është 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit.
Kompania “Gulf” mbylli papritur aktivitetin e saj në të gjitha pikat e karburantit. Në tatime dhe në gjykata nuk është njoftuar asnjë procedurë falimenti apo kërkese për mbyllje aktiviteti, por në të gjithë vendin pika e karburantit “Gulf” janë mbyllur.
Përmes një skeme gati piramidale shitjeje tollonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 përqind më të ulëta se tregu, muajin e fundit kompania “Gulf” tërhoqi mjaft klientë të cilët parapaguan karburantin, por tani ato nuk po dinë ku të drejtohen. Madje natën që shkoi në një prej pikave të karburantit qytetarët e tërhoqën naftën me pompa.
Disa biznese kanë parapaguar deri në 3000 litra karburant dhe kanë mbetur në duar copa letre që nuk përdoren. Gjithsesi, jashtë kamerave, ato thonë se po presin se ndoshta mund të kemi ndërrim të pronësisë të “Gulf”.
As në Prokurori nuk është regjistruar ndonjë kallëzim penal.
“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”, 6 muaj më vonë në shkurt të 2014 shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Grup”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.
Nuk ka të dhëna të plota financiare për aktivitetin e “Gulf”. Deri para dy ditësh, ishin regjistruar 41 pika karburanti, ndërkohë xhiro vjetore e kompanisë është reduktuar nga viti në vit.
Në vitin 2015, ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse në 2016 pati një rënie me 38% duke zbritur në 2 miliardë lekë.
Shitjet me pakicë, nga ana tjetër, ranë me 34 për qind. Furnizuesi kryesor me shumicë e “Gulf” ka qenë kompania tjetër “offshore” “IRTC”, e cila kishte në përdorim rafinerinë e “ARMO”-s deri në fund të vitit që shkoi, kur mbylli dhe aktivitetin duke lënë pas një mal me borxhe. Fati i “Gulf” është i paqartë, por kësaj radhe përveç borxheve të zakonshme ndaj tatimeve dhe biznese, kompania përmes skemës mashtruese bëri viktima dhe qytetarë të thjeshtë që nuk kanë ku t’i përdorin tollonat e karburantit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë