LAJMI I FUNDIT:

Skandal në partinë e njohur britanike: Përjashtohet anëtari i rëndësishëm pasi ishte pasiv, rezulton se ai kishte vdekur muaj më parë

Skandal në partinë e njohur britanike: Përjashtohet anëtari i rëndësishëm pasi ishte pasiv, rezulton se ai kishte vdekur muaj më parë

Partia Reforma në Mbretërinë e Bashkuar e Nigel Farage shkarkoi kandidatin e saj për zgjedhje, Tommy Cawkwell, për pasivitetin e tij, edhe pse ai kishte dy muaj që kishte vdekur.

Cawkwell ishte kandidati i asaj partie, themeluesi i së cilës është një nga liderët e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, për qytetin e York-ut, raporton politico.

“Partia nuk ishte në dijeni që zoti Cawkwell kishte ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i partisë, Gawain Towler.


“Jam i mërzitur që nuk e kuptova arsyen e mosveprimit të tij. Duhet të ketë qenë e kobshme për familjen e tij të lexonte për të në mënyrën se si u prezantua në shtyp”, shtoi ai.

Kujtojmë se kjo parti është vetëm disa për qind larg asaj të kryeministrit, Rishi Sunak, edhe pse kjo nuk është gafa e saj e parë.

Disa anëtarë të partisë janë përjashtuar për komente fyese në mediat sociale dhe një nga kandidatët e saj nga Aberdeenshire u përjashtua për një deklaratë në të cilën ai mbështeti kanibalizmin dhe tha se ish-sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace “duhet lënë të vdesë” në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Kalo në kategori