LAJMI I FUNDIT:

Situatë ngjitëse për zjarrfikësit!

Situatë ngjitëse për zjarrfikësit!

Zjarrfikësit kinezë janë gjendur në rrugë pa krye, pasi që tona ngjitës janë derdhur në rrugë nga një kamion transportues. Cisternat me ujë, lopatat dhe fshesat nuk kanë mundur t’u ndihmojë aspak, dhe as njerëzit të cilit ishin grumbulluar.

Kamioni përplot me kontejner të mbushur me ngjitës ndërtimor është ndeshur me një autobus i cili gjendej para tij në qytetin Chengdu. Vozitësi dhe udhëtarët kanë marrë plagë të lehta, mirëpo e tërë ngarkesa është derdhur në rrugë.

Zjarrfikësit fillimisht kanë tentuar që me cisterna uji të pastrojnë ngjitësin. Por ngjitësi ka qenë i fortë sa që lopatat dhe fshesat e tyre janë ngjitur për rrugë.

“Është tepër e ngjitëse dhe substancat kimike të cilat avullohen janë shumë të forta”, ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve lokal.


Gjërat janë bërë edhe më të vështira kur dikush nga kalimtarët e rastit ka rënë në ngjitës, dhe natyrisht, është bllokuar në të.

Mirëpo, tregimi ka fund të lumtur. Zjarrfikësit në fund kanë arritur të pastrojnë rrugën me anë të substancave speciale kimike.