LAJMI I FUNDIT:

Situatë e rëndë humanitare në Çad

Situatë e rëndë humanitare në Çad

Zyrtarë të organizatave humanitare thonë se po hasin në probleme në kuadër të përpjekjeve për të ndihmuar dhjetëra mijëra refugjatë që kanë arritur në Kamerun nga Çadi fqinj ku po zhvillohen luftime.

Një zyrtar i një organizate humanitare amerikane thotë se shumë refugjatë janë vendosur në shkolla lokale në Kamerun ndërsa shumë të tjerë nuk kanë strehim të mirefillte apo ujë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së më herët dënoi sulmet më të fundit të rrebelëve në Çad dhe ka dhënë dritën jeshile vendeve që të mbështesin presidentin Idris Debi.

Megjithatë Franca e cila ka 1400 trupa në Çad ka thënë se nuk ka plane që të sulmojë forcat rebele. /bbc/