LAJMI I FUNDIT:

Sislej Xhafa, nxit të papunët të shtyjnë autobusin

Sislej Xhafa, nxit të papunët të shtyjnë autobusin

Artisti shqiptar nga Kosova i cili jeton në New York, Sislej Xhafa, të premten organizoi një performansë në Oxford të Anglisë duke paguar njerëz të papunë që të shtyjnë një autobus.

Autobusi i mbuluar me ngjyrë reflektuese u shty nga të papunët në Cornmarket Street të këtij qyteti.

Sislej Xhafës i është dhënë leja që të sjellë automjetin në këtë rrugë të ngarkuar për perfomansën rreth “kompleksiteteve të turizmit” të quajtur autobusi elegant i sëmurë.

Galeria Modern Art Oxofrd pagoi shtyesit e autobusit nga £15 për pjesëmarrjen e tyre që zgjati një orë.


Autobusi reflektues që së pari u paraqit në Stamboll në vitin 2001, ishte caktuar të shtyhej nëpër Cornmarket Street, me motor të çkyqur, deri në Oxford Castle në Neë Street, ku do të qëndrojë i ekspozuar deri me 21 qershor 2009.

Xhafa, 38 vjeç, ka ekspozuar shpesh në Evropë, Azi dhe Amerikë, dhe specializon në skulpturë, pikturë dhe performansë. Ai tha: “Vepra ime, autobusi elegant i sëmurë, vë në pyetje kompleksitetet e turizmit dhe fenomenit ekonomik të tij. E shoh autobusin si një mjet të turizmit që reflekton ambientin”.

Suzanne Cotler, kuratore e ekspozitës “Transmission Interrupted”, tha: “Sislej Xhafa është një artist bashkëkohor i vlerësuar për veprat e tija me imagjinatë të lartë në arenën publike.

Ekspozita në Pembroke Street Gallery, do të qëndrojë e hapur deri me 21 qershor. /UKalbanians/