Në Muzeun e Artit Modern në Romë, është edhe një Vespa, e ekspozuar në njërin prej pavijoneve. “Vespa dhe Pelushi”, quhet punimi i Sislej Xhafës, artistit kosovar. Nëpërmjet punimeve të babait të tij kam njohur Kosovën, arti i të birit më dërgoi në fëmijëri. Sepse, kur pash atë motor të vogël, më ngjau sikur dëgjoja siglën e lajmeve të Raiuno-s, që e shikoja nëpër hekurat e dritares së një shtëpie, në oborrin e së cilës, luaja e vogël. Objekte të ndryshme, sjellin kujtime të ndryshme, në një mënyrë, shpesh të pashpjegueshme.
Një vajze, kur i tregonin në Instagram, një pesëlekëshe nga ato te socializmit, ajo shkruante se i kujtonte erën e bukës së zezë, të ngrohtë, që pasi e blinte kishte qejf t’i hante koren.
Një vajzë tjetër në Pogradec, mbesa e fotografit të famshëm të qytetit, çuditej kur i trokisnin në shtëpi dhe e pyesnin mos u kishte mbetur në arkivin e gjyshit, fotografia e dasmës së gjyshërve të tyre. Kjo trokitje në derë i shoqëroi fëmijërinë. Derisa vendosi të hapë një ekspozitë, me gjithë fotografitë e gjyshit. Ndërsa, më pas, me ndihmën e piktorit të dashur të qytetit, Tasos, Amanda ka hapur një muze ku çdokush mund të shkojë të heqë mallin e Pogradecit të vjetër, lagjeve e shtëpive të dikurshme, hotelit ku dikur mblidheshin Poetët (tani gërmadhë e preferuar nga plehrat) , liqerin ku pikturonte Mio dhe shëtiste Lasgushi.
Të njëjtën ndjesi merr kur shkon në shtëpinë e Sali Shijakut, brenda plot me punët e piktorit të madh shqiptar dhe jashtë, oborri si dikur, i një Tirane si dikur, me ngjyra dhe dritë, me pemë dhe dashuri.
E kaluara është një prej mundësive të vetme që kemi, për t’u çmallur, për të ndaluar, për t’u bërë gati , për rrugë sërish.
Ndaj ndalojmë këmbët afër një kafeneje, ku bluhet kafe e sapopjekur, dhe era të merr me vete, në kohë, apo afër një vazoje të mbjellë me borzilok, a indërshah.
Ose dyqane te vogla, te padukshme, të fshehura në lagje, ku shiten liko, turshi me patëllxhanë, apo peta të thara, të duket sikur të tërheqin nga mënga, të hysh brenda.
Një nga gjërat që po humbasim në vrap e sipër, është kujtesa personale, gjërat e vogla që na japin identitet, na bëjnë të veçantë dhe unikë, me të cilat mund të mburremi, ose jo, por të paktën, do kemi për të treguar. Çdo gjë që të duket e padobishme në një kohë, ka një vlerë të paçmuar në një tjetër kohë. Filxhanët e kafes turke, me porcelan gjerman, prodhuar në 39, janë thjesht filxhanë për dikë që i sheh, në bufenë tënde, por për ty, janë buzët e gjyshes tënde, ato që të kanë mbajtur me përralla, janë shija e gishtit të lyer në kafe, për herë të parë e përherë, duke u lutur; edhe një herë, nëna, edhe një herë. Nuk ka rëndësi nëse gjyshja jote ishte e zakonshme, fakti që ishte vetëm jotja, e bën atë të jashtëzakonshme.
Ndaj është një mrekulli, kur sheh njerëz që mbledhin dhe çmojnë të kaluarën e tyre. Njerëz të zakonshëm, histori të zakonshme. Ose aq më tepër, nipër zanatçinjsh, kasapësh të vjetër të qytetit, bukëpjekësish, gegësh, piktorësh, aktorësh, nga ata që nuk i kthehen më qytetit. Sa do të doja që në çdo shtëpi ku ata kanë jetuar, të shkruhej, siç shkruhej dikur, këtu ka qenë bazë lufte. Për ta të shkruhej, se kanë jetuar në atë apartament, në atë lagje, kanë pirë kafen, kanë lënë biçikletën, te ai cep.
Ollga dhe pellgu i vogël, në Tushemisht, ku Violeta Manushi lante duart, në mëngjes, vizitohet aq shumë, aq shumë, sa më jep të drejtë për këtë që po them.
Sepse, nuk do të jetë gjithmonë kështu; do të kalojë etja për të reja nga Çiljeta, Sinani, Filani. Do e kalojmë si të gjithë, adoleshencën tonë kolektive dhe lum kush ka ruajtur të kaluarën dhe do bëjë muzeume, shtëpi arti, qendra ku do ndalojmë dhe kujtojmë, si ishte njëherë e një kohë.
Për të ardhmen, mendova, kur pashë atë Vespa blu, në dyshemenë e pavijonit të Muzeut të Artit Modern, në Romë. Ku Italinë e së shkuarës, e tregonte një Vespa dhe një Pelush i Sislej Xhafës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker