Edhe pse ka vetëm 3.4 milionë banorë të punësuar, prodhimi i brendshëm bruto vjetor i Singaporit është mbi 330 miliardë dollarë. Ata kanë industrinë shumë të zhvilluar si dhe sektorin financiar, kurse porti i Singaporit konsiderohet si më i ngarkuari në botë. Çdo vit atë e vizitojnë 10 milionë turistë.
Sipas FMN-së, GDP-ja për kokë banori gjatë vitit 2013 arriti në rreth 79 mijë dollarë, gjë që sipas këtyre parametrave e vë ekonominë e tyre në vendin e tretë, menjëherë pas Katarit dhe Luksemburgut, transmeton Telegrafi.
Singapori gjatë viteve të ’60-ve ishte shumë vend i varfër, me paka gjasa për sukses. Me vetëm 1.6 milion banorë, pa resurse natyrore, kanë mbijetuar nga tregtia dhe ato pak të ardhura i kishin nga bazat ushtarake britanike. Nuk kishin industri të zhvilluar, dije, e as kapitalin e tyre me të cilin do të fillonin zhvillimin e vendit.
Singapori për më shumë se 130 vite ishte koloni e Britanisë së Madhe, kurse pavarësinë e plotë e fitoi në vitin 1965 në kohën kur kryeministër ishte Li Guangzhou, që konsiderohej si krijuesit i mrekullisë së ekonomisë së tyre dhe njëri nga vizionarët dhe strategët më të mëdhenj në histori.
Në fazën e parë, prioritet ishte zhvillimi i industrisë së tyre, prodhimet e të cilave do të zëvendësonin mallrat e importuara në tregun e brendshëm dhe do të reduktonin varësinë e ekonomisë nga tregtia. Kështu u krijuan agjenci të ndryshme që mbështesnin zhvillimin ekonomik të vendit.
Në vitin 1961, filloi ndërtimi i zonës industriale Jurong. Ajo çfarë i tërhoqi më shumë investitorët në këtë zonë, janë lehtësimet e taksave dhe mbrojtja ligjore e kapitalit, e pasi që ishte larg zonave të banuara, shteti ndërtoi apartamente të lira për punëtorët.
Edhe pse shumë ishin skeptikë, qysh në vitin 1963 në atë zonë funksiononin 24 fabrika. E pesë vite më vonë, në 15 kilometra katrorë të kësaj zone kanë funksionuar 153 fabrika, e 46 tjera ishin në ndërtim e sipër, transmeton Telegrafi.
Rritja e GDP-së nga 60 në 64 ishte arritur brenda një viti, e klima e favorshme e të bërit biznes tërhoqi investitorët dhe kështu pothuajse e çrrënjosi papunësinë.
Në fazën e ardhshme, në fund të viteve të ’60-ta dhe gjatë viteve të ’70-ta, vazhdoi zhvillimi i industrisë, por theks i veçantë vihet tek eksportet. Një nga qëllimet kryesore të asaj periudhe ishte zvogëlimi i papunësisë (që atëherë ishte në 10%), kurse sfida kryesore në këtë drejtim ishte tërheqja e bazave ushtarake të Britanisë së Madhe, të cilat në mënyrë indirekte kishin të punësuar 40 mijë njerëz.
Klima e favorshme e të bërit biznes vazhdoi të tërheq investitorë nga e gjithë bota (kryesisht nga Japonia dhe SHBA-të) dhe kështu vazhdoi edhe zhvillimi i industrisë, por tani edhe në sektorin financiar. Ky vend në fund të viteve të ’60-ta themelon “Jurong Town Corporation”, qëllimi kryesor i të cilës ishte mbështetja e zhvillimit të ekonomisë. E në fillim të viteve të ’80-ta, fokusohen në teknologjinë më të fundit.
Pas ndërtimit të infrastrukturës, zhvilluan industrinë dhe arritën nivelin minimal të papunësisë, në vitet e ’80-ta i rikthehen zhvillimit të teknologjisë më të fundit dhe përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore përmes programeve të ndryshme arsimore.
Qeveria inkurajon automatizimin e proceseve të punës dhe përdorimin e kompjuterëve. E sa i përket investimeve, industrisë intensive të punës i kthehen produkteve të bazuara në njohuri me vlerë të lartë.
Në gjysmën e parë të viteve të ’80-ta, vlera e shtuar për punëtor në prodhim u rrit nga 18,400 dollarë në 27 mijë dollarë, e rritja mesatare e GDP-së në vit ishte 7.7%.
Derisa prodhimet kryesor të eksportit të Singaporit gjatë viteve të ’70-ta ishin pëlhura, rrobat dhe pajisjet elektronike, në vitet e ’90-ta u zhvillua industria farmaceutike, prodhimi i mirkoçipëve, industria e aviacionit.
Sot, Singapori është një ekonomi tregu shumë e zhvilluar me një nivel të lartë sigurie për investitorët, një vend që nuk ka korrupsion. Ata janë mjaft rezistent sa i përket kësaj çështje dhe kështu në prag të krizës globale ekonomike, ekonomia e tyre ra për vetëm 0.6 për qind, për t’u rritur për 15 për qind gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame