Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në takimin e mbajtur me kryetarë të disa shoqatave, ka marr vendim që nga java e ardhshme të protestojnë.
Kryetar i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, në një prononcim për media njoftoi se nga dita e martë deri të enjten të javës së ardhshme do të fillojnë me protesta, sipas tij mund të ketë edhe greva.
“Sot kemi ardhur të takohemi që të vendosim për fillimin e protestave apo fillimit të grevave, varësisht prej situatës që e kemi. Javën e ardhshme do të fillojmë me protesta, pavarësisht që kemi rritje solide nga disa kompani. Ne si sindikatë mendojmë që ditën e martë, mërkure dhe të enjten e javës së ardhshme, të jetë një protestë një orëshe, evatualisht dy orëshe dhe pastaj të premten të ulemi dhe t’i shohim rezultatet që na takojnë me ligj, pozitive apo çfarë do qoftë dhe pas javës tjetër të futemi në grevë”, tha Azemi.
Ai ka shtuar se paga prej 250 euro ka vdekur dhe se punëtorët duhet të paguhen hic më pak se 300 euro.
“Njoftojmë opinionin publik se paga prej 250 euro ka vdekur, ku kjo ka qenë e muajit dhjetor 2017, ndërsa tani e tutje të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shërbime nga sektori privat, paga e tyre duhet të jetë 350 euro”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë