Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë ka thënë se në çdo paraqitje ka kërkuar nga opozita që mos t’i mbështesë, pasi sipas tij janë pikërisht ata që e kanë sjell këtë gjendje.
“Sa herë kam dalë në emër të BSPK-së me folë, në secilin do prononcimi i kam kërku opozitës mos na mbroni, në këtë derexhe na keni lanë ju, nuk na duhet mbrojtja e juaj, sa herë ju folni për neve veç na rendoni gjendjen, nuk dojmë me u identifiku me juve se këto dispozita i keni nxjerrë ju, këtë tretman na e keni bo ju, thjesht nuk e kuptoj pse duhet me na identifiku vlla me ta”, u shpreh ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sefaj tha se sa herë ka deklarime të tilla, mund të jenë për poena politik, por sipas tij nëse do kishte pasur ligje të mirëhartuara nuk do t’i rrezonte Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të ishin në këtë fazë.
Ai tha se kërkojnë nga Vetvëvendosje t’i mbajnë premtimet që i ka dhënë për 10 vite sa ishte në opozitë.
Sefaj thotë se shumica e mësimdhënësve gjysmën e pagës e kanë në kredi.
Sipas tij, qasja që e ka përdorë Qeveria është ofenduese për mësimdhënësit, përveç që është selektive dhe diskriminuese.
“Nëse ky ligj krijon mundësi që të nalet paga, unë po e them në Kosovë nuk ka mundësi më të madhe penalizimi, sesa një zyrtari apo një mësimdhënësi t’ia ndalësh pagën. Shumica e mësimdhënësve këto paga kaq të vogla, gjysmën e tyre e kanë në kredi dhe unë çuditem si nuk e ka këtë informatë Ministria e Financave, për aryse se për secilën kredi që është marrë, shteti e ka dhënë një konfirmim se ky zyrtar deri sa është në marrëdhënie pune obligohet t’i përmbush këto detyrime. Nëpërmjet mekanizmave tjerë mund të bllokohet edhe llogaria e Ministrisë së Financave, është e çuditshme. Mirëpo vjen njeri në këso përfundime, serozisht është për keqardhje”, tha Sefaj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës